“Çmimet e postës duhet të ndryshohen” - AKEP: Tarifat nuk janë rishikuar që prej 2002. “Ngërçi”, te dërgesat jashtë Shqipërisë
Tarifat e Postës Shqiptare për shpërndarjen e objekteve brenda vendit janë disa herë më të ulëta krahasuar me tarifat në vendet e tjera të rajonit dhe Evropës.
Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim midis çmimit që i paguajnë shqiptarët Postës për dërgesat brenda vendit dhe çmimit që i paguajnë për dërgesat jashtë vendit, diferenca është shumë e madhe dhe e tejkalon mesataren e vendeve të tjera të Evropës. Pra, tarifat për të dërguar një pako jashtë vendit nga Posta Shqiptare, rezultojnë të jenë shumë të larta.
Sipas një analize të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), tarifat për pakot 2kg brenda vendit janë 6.5 herë më të ulëta se mesatarja e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe 2 herë më të ulëta se mesatarja në vendet jo-anëtare të BE. Ndërkohë, tarifat për pakot 2kg të dërguara jashtë vendit me transport ajror janë deri në 2.3 herë më të larta se mesatarja e shteteve të Evropës.
Tarifa e Postës Shqiptare për pako 2kg të dërguara jashtë vendit me avion është 3900% ose 40 herë më e lartë se tarifa për pako 2kg brenda vendit, krahasuar me 194% në vendet anëtare të BE dhe 775% në vendet jo-anëtare të BE.
Nga ana tjetër, çmimet për shpëndarjen e letrave të thjeshta brenda dhe jashtë vendit rezultojnë të dyja më të ulëta se mesatarja e shteteve të tjera të Evropës. Pavarësisht kësaj, tarifa për letër ndërkombëtare është rreth 3.2 herë më e lartë se tarifa për letër brenda vendit. Diferencë shumë më e madhe se shtetet e tjera të Evropës.
Ofruesi i shërbimit universal postar, që deri në korrik është Posta Shqiptare, duhet të zbatojë kushtin që tarifat të jenë të përballueshme, si dhe të orientuara drejt kostos.
Tarifa të ulëta për disa objekte postare dhe më të larta për disa të tjera, si dhe mosndryshimi i tarifave që prej vitit 2002, krijojnë probleme në ofrimin efikas të shërbimit universal postar. AKEP thekson se është i nevojshëm rishikimi i vazhdueshëm i tarifave, me qëllim rritjen e eficiencës në ofrimin e shërbimeve postare.

Hekurudha Rrogozhinë-Vlorë-Aeroport - Lidhet kontrata 94.57 mln lekë për projektin e rehabilitimit dhe ndërtimin e degës së re
Hekurudha Shqiptare ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese për projektimin e rehabilitimit të linjës hekurudhore Rrogozhinë–Vlorë dhe ndërtimin e një......

Cili vend në Europë jep më shumë nënshtetësi?
Italianët kanë votuar gjatë dy ditëve të fundit nëse do të ulin kërkesat e qëndrimit për shtetësi për emigrantët jo-BE nga 10 vjet në pesë, por dezinformata......

Rënie e fortë e Dollarit amerikan – Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht duke pësuar gjatë fundjavës një rënie të fortë të vlerës duke u blerë sot mëngjes me 84.8 lekë dhe duke u......

Kryeministri Rama në Festivalin e Arkitekturës 'Bukë e zemër': Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë sesa e gjithë Europa bashkë
'Ndodh që sot është Bajrami, një ditë e shenjtë, është festë kombëtare që pritet nga të gjitha shqiptaret pavarësisht besimit të tyre, është një ditë......

Kualifikueset e Botërorit 2026, ndeshja Shqipëri-Serbi mbyllet në barazim 0-0
Në një stadium me rreth 20,427 tifozë të pranishëm, është mbyllur në barazim pa gola sfida shumëpritur Shqipëri–Serbi, e vlefshme për eliminatoret e......

Gonxhja reagon për ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit- “Çdo përgjegjësi gjatë fazës zbatuese është nën shqyrtim”
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka reaguar publikisht në lidhje me debatet dhe shqetësimet e ngritura për ndërhyrjet në......

Përballja 'ndryshe' Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg
Vetëm disa orë na ndajnë nga përballja Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania” në kuadër të fazës kualifikuese të Kupës së Botës......

Kanadezët shtojnë udhëtimet, por jo në SHBA- Tensionet tregtare i shtyjnë drejt destinacioneve të tjera
Ndërsa më shumë kanadezë po planifikojnë të udhëtojnë gjatë verës, destinacionet e SHBA-së nuk janë pjesë e itinerarit. Sondazhet e reja tregojnë një rritje......