Shqipëria Postuar më 25 Maj 2026, 10:40

Mes zyrës dhe shtëpisë, të rinjtë preferojnë punën hibride - Hasalla: Pronarët shqiptarë duan t’i kenë nën vëzhgim punonjësit

Nga Fabjona Pasho

Mes zyrës dhe shtëpisë, të rinjtë preferojnë

Pandemia e Covid-19 ndryshoi mënyrën si funksionon tregu i punës, duke detyruar për herë të parë miliona punonjës të zhvendosnin zyrën në shtëpi. Por disa vite pas pandemisë, modeli që po fiton më shumë terren nuk është më puna tërësisht remote, por ajo hibride, ku punonjësit ndajnë kohën mes shtëpisë dhe zyrës. Ekspertja e punësimit, Gertjana Hasalla shpjegon se cilët janë faktorët që po ndikojnë në këtë zgjedhje.

“Të rinjtë nuk zgjedhin më një punë remote, por preferojnë një punë që mund të jetë hibride. Pra dy ose tre ditë në zyrë dhe pjesa tjetër nga shtëpia, sesa një punë që është full time në zyrë. Kur je duke punuar remote, sidomos kur je I ri është e vështirë të ketë edhe mbështetjen e kolegëve, apo mentorimin e duhur, ndër të tjera ke edhe izolimin social, sepse nuk ke mundësi të bashkëveprosh. Është mirë të jenë të dyja opsionet. Është mirë që kompanitë kanë filluar të kenë mendësinë europiane të të ofruarit punë hibride. Sot për sot në Shqipëri është më e përhapur puna në zyrë, sesa puna remote. Ka punë që janë të vështira të bëhen remote dhe ka punë të tjera që është e pamundur të bëhen remote. Duhet të jemi të kujdesshëm për të kuptuar në cilët sektorë mund të zbatohet puna remote ose hibride”, shpjegon Hasalla.

Por, në realitetin shqiptar, edhe ky model pune hibride, sërish nuk duket shumë prezent, por zbatohet kryesisht nga kompani të huaja që operojnë në vendin tonë.

“Është e vështirë në Shqipëri, sidomos për kompani që kanë një pronar shqiptar që ta pranojnë mendësinë e punës remote ose hibride. Është gjithmonë tendenca për ti monitoruar. Kanë nevojë tikenë në zyrë, që ti shikojnë aty 8 orë. Kompanitë që vijnë nga jashtë dhe kanë degët e tyre në Shqipëri, zgjedhin ta bëjnë këtë.  Shumë prej kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë janë persona që në vetvete arrijnë ta kuptojnë se ka nevojë të kenë punonjës që bëjnë punën, por jo të jenë në vëzhgim në zyrë. Ato janë punë që bëhen me laptop me vete. Laptopin ti mund ta marrësh kudo dhe bëhet më e thjeshtë në këtë mënyrë edhe për të parë realisht që puna po bëhet dhe ka rezultat, ka produktivitet, por edhe punonjësi është I kënaqur me këtë mundësinë e të qenit pak më I lirë. Puna hibride monitorohetnëpërmjet sistemeve të gjurmimit, që vendos kompania për të parë që ti je realisht online dhe duke punuar”, thotë Hasalla.

Ndër të tjera, Hasalla shpjegon se në vendet e zhvilluara të BE-së, puna hibride po kthehet në normë pasi u jep punonjësve më shumë fleksibilitet, shmang orët e gjata të udhëtimit nga zonat periferike drejt qytetit dhe njëkohësisht ul kostot operative për kompanitë.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 25 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 25 Maj Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......