Më shumë nxënës në arsimin profesional - AKPA: 19.4% të totalit të regjistrimeve. Drejt objektivit 1 në 3 nxënës deri në 2030

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka bërë të ditur se Arsimi Profesional në Shqipëri po njeh një rritje të vazhdueshme të regjistrimeve, duke arritur në 19.4% të nxënësve të arsimit të mesëm. Ky konsiderohet niveli më i lartë i arritur në 25 vitet e fundit dhe një tregues i interesit në rritje të të rinjve për arsimin profesional dhe orientimin drejt tregut të punës.
Sipas AKPA- së, kjo rritje vjen si rezultat i reformave të ndërmarra nga Qeveria në sektorin e arsimit profesional, ku vitet e fundit janë realizuar investime në modernizimin e shkollave dhe përmirësimin e kushteve të mësimdhënies. Shumë institucione janë ndërtuar dhe pajisur me laboratorë modernë, të cilët u japin nxënësve mundësinë të zhvillojnë aftësi praktike në kushte bashkëkohore dhe të përgatiten më mirë për profesionet që kërkon tregu i punës.
AKPA thekson se rezultatet e deritanishme janë një hap pozitiv drejt realizimit të objektivit kombëtar që deri në vitin 2030, një në tre nxënës të arsimit të mesëm të zgjedhin Arsimin Profesional.
Një tjetër element i rëndësishëm i reformës mbetet përfshirja e stafit mësimdhënës të kualifikuar dhe hapja e profileve të reja profesionale, të përshtatura me zhvillimet ekonomike dhe teknologjike. Përmes këtyre profileve, të rinjtë kanë mundësi të ndjekin drejtime që lidhen me teknologjinë, shërbimet, turizmin, industrinë dhe fusha të tjera me kërkesë të lartë për punësim.
Po kështu, rëndësi të veçantë ka marrë edhe modeli i arsimit dual, i cili kombinon mësimin teorik në shkollë me praktikën profesionale pranë bizneseve. Ky sistem ndihmon nxënësit të fitojnë eksperiencë konkrete pune që gjatë periudhës së studimeve, duke rritur mundësitë për punësim menjëherë pas diplomimit.
Çmimi i naftës bie me 5 dollarë/ SHBA-të dhe Irani po i afrohen një marrëveshjeje paqeje
Çmimet e naftës ranë më shumë se 5 dollarë në nivelin më të ulët dyjavor të hënën, ndërsa optimizmi u rrit se Shtetet e Bashkuara dhe Irani po i afrohen një......
FMN thotë se BE duhet të reformohet - “Të përdorë borxhin e përbashkët për të përballuar nevojat e shpenzimeve”
Vendet e Bashkimit Evropian do të përballen me fatura të mëdha për mbrojtjen, energjinë dhe pensionet në 15 vitet e ardhshme, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar,......
AAPSK organizon konferencën ndërkombëtare “Nga Konfiskimi tek e Mira Publike”
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) organizoi sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare me temë “Nga Konfiskimi tek e......
Gjermania, rekord në dhënien e shtetësisë - Të paktën 309,852 persona morën pasaportë gjermane në vitin 2025
Të paktën 309,852 persona morën pasaportë gjermane në vitin 2025, duke tejkaluar 291,955 natyralizime të vitit të kaluar. Gjermania ka regjistruar rritje të......
Cilat janë qytetet më të lira e më të shtrenjta në Evropë? - Tirana, e treta më e lirë për pushime. Oslo, më e shtrenjta
Një studim i ri ka zbuluar se cilat qytete evropiane ofrojnë vlerën më të mirë për udhëtarët dhe cilat mund t’i bëjnë vizitorët të paguajnë shumë më tepër.......
Shqipëria zgjedh "dramat"/ Si ndryshojnë shijet e europianëve për filma dhe seriale?
Shqiptarët preferojnë dramat më shumë se çdo zhanër tjetër filmash apo serialesh. Kjo është ajo që tregon një analizë mbi platformat streaming, ku Shqipëria......
Çelet fondi i ri prej 49 milionë eurosh nga BE, Rama: Plani i Rritjes bazohet mbi rezultate të certifikuara
Paralelisht me hapjen e fazës përfundimtare të negociatave, Bashkimi Europian ka alokuar një tjetër mbështetje masive financiare për Shqipërinë. Kryeministri......
Rama zyrtarizon datën e negociatave: Më 26 maj vuloset faza finale me BE-në
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht se më 26 maj, në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri - Bashkimi Europian do të vulosë përmbylljen me......


