Lehtësim kriteresh për mbi 320 profesione të rregulluara - Në sitë licencat, tarifat dhe kufizimet për profesionistët vendas e të huaj

Kriteret për ushtrimin e qindra profesioneve në Shqipëri do t’i nënshtrohen një rishikimi, me synimin për të hequr kufizimet e panevojshme dhe për të ulur barrën administrative për qytetarët dhe bizneset.
Plani Kombëtar I Veprimit përfshin mbi 320 profesione të rregulluara në drejtësi, shëndetësi, arsim, inxhinieri, transport, turizëm, sport, financa, sigurime dhe zejtari. Në sitë do të kalojnë kushtet për licencim, regjistrim, provime, stazhe, eksperiencë profesionale, tarifa, si dhe kriteret e shtetësisë apo vendbanimit.
Nisma ndërmerret drejtpërdrejt në kuadër të negoiatave me Bashkimin europian, për Grupkapitullin 2, “Tregu I Brendshëm” dhe Kapitullin 3 “E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime”. Ajo lidhet me një kriter përmbyllës, sipas të cilit Shqipëria duhet ti paraqesë Komisionit Europian listën e profesioneve të rregulluara dhe arsyetimin për kufizimet që aplikohen ndaj tyre.
Çdo kufizim do të duhet të argumentohet si i domosdoshëm dhe proporcional me interesin publik. Kur kjo nuk provohet, parashikohet lehtësimi ose heqja e tij, me qëllim hapjen e tregut të shërbimeve dhe rritjen e konkurrencës.
Plani redukton kohën dhe kostot që individët dhe subjektet përballojnë për të hyrë në një profesion. Sipas relacionit, reforma pritet të ulë barrën administrative dhe të digjitalizojë gradualisht procedurat.
Një pjesë e reformës prek edhe profesionistët e huaj, për të cilët pritet të hiqen kriteret e pajustifikuara të shtetësisë ose rezidencës dhe të lehtësohet njohja e diplomave. Synimi është hapja e tregut për profesionistë të kualifikuar, pa cenuar standardet e sigurisë dhe cilësisë.
Për çdo profesion do të krijohet një bazë elektronike publike, ku do të gjenden kriteret, dokumentet, afatet, tarifat dhe mënyrat e ankimit. Ndryshimet ligjore dhe nënligjore parashikohen të përfundojnë deri në fund të vitit 2027.
Mbi 666 mln lekë investime për sinjalistikën e sigurinë rrugore - ARRSH hap 4 tendera në katër rajonet e vendit
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur katër tendera me një fond limit total rreth 666,4 milionë lekë, për përmirësimin e sinjalistikës dhe pajisjeve......
SHBA rimburson 81 mld USD nga tarifat e Trump - Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme, presidenti njofton tarifa të reja
Qeveria amerikane ka kthyer tashmë dhjetëra miliarda dollarë në tarifa që kishte mbledhur përpara se Gjykata e Lartë t’i shpallte ato të paligjshme, sipas......
Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë të negociatave - Sot, konferenca e IX ndërqeveritare në Bruksel
Negociatat me Bashkimin Europian kanë hyrë në një fazë të re për Shqipërinë. Në Bruksel do të mbahet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku do të......
Forcohet sërish Dollari amerikan – Franga humbet pikë
Dollari amerikan e ka vijuar edhe këtë të martë trendin e tij pozitiv duke regjistruar sërish rritje të vlerës në raport me ditën që lamë pas teksa është......
Shkolla e mesme, pa garanci për punë/ Më shumë të papunë afatgjatë me gjimnaz se ato me arsim 8/9 vjeçar
Numri i të papunëve afatgjatë u ul gjatë vitit 2025, por të dhënat tregojnë se përmirësimi nuk është shpërndarë njësoj mes grupmoshave, gjinive dhe niveleve......
Tregu i kapitaleve me “rregulla të reja loje” - Poshnjari: Emetuesit e titujve do të kenë detyrime të reja për publikimin e informacionit
Me projektligjin e ri për transparencën e titujve qeveritarë, emetuesit e këtyre titujve, ose shoqëritë e listuara në tregun e rregulluar, janë të detyruar......
Punonjësit paguan 939 milionë euro për pensione/ 6-mujori 2026, rritje me 92 milionë euro. Cilat janë arsyet?
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 93.9 miliardë lekë apo rreth 939 milionë euro në gjysmën e parë të vitit nga detyrimet që kanë paguar punonjësit në sektorin,......
BE, 25% e energjisë u prodhua nga dielli - Në qershor kryesuan Gjermania, Spanja dhe Polonia
Energjia diellore gjeneroi një rekord prej 52 TWh të energjisë elektrike në BE në qershor 2026, duke përbërë 25 përqind të prodhimit mujor për bllokun. Kjo......

