Shqipëria Postuar më 17 Gusht 2026, 10:15

Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan rënie drastike. Forcohen valutat e tjera

Nga Edel Strazimiri

Kursi i këmbimit/ Dollari amerikan rënie drastike. Forcohen valutat e

Dollari amerikan ka pësuar një rënie të fortë të vlerës gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë negativisht teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 79.5 lekë dh është shitur me 80.7 lekë në raport me javën që lamë pas.

Monedha europiane ndërkaq ka regjistruar rritje të lehtë të kuotës këtë të hënë duke u forcuar nga java e kaluar teksa është blerë sot me 92.4 lekë dhe3 është shitur me 93.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane gjithashtu ka pasur një filli jave pozitiv duke shënuar rritje krahasuar me javën që kaloi teksa është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 98.2 lekë dhe është shitur me 99.5 lekë.

Paundi britanik edhe ai është forcuar nga një javë më pare duke e nisur këtë mëngjes pozitivisht teksa është blerë me 107.6 lekë dhe është shitur me 109 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat