Tranzicioni energjetik kërkon 151 mld euro investime - Komuniteti i Energjisë: 10-30% nga fonde publike, kapitali privat vendimtar

Tranzicioni drejt energjisë së gjelbër në vendet e Evropës Juglindore dhe Lindore po hyn në fazën më të kushtueshme: atë të zbatimit.
Rreth 151 miliardë euro investime deri në vitin 2030 vlerësohet se do të nevojiten për zbatimin e planeve kombëtare të energjisë dhe klimës në nëntë vendet e Komunitetit të Energjisë, mes tyre edhe Shqipëria.
Vlerësimi vjen nga raporti i ri i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, i cili analizon planet kombëtare dhe progresin e bërë deri më tani drejt objektivave të vitit 2030.
Por pjesa më e madhe e faturës së tranzicionit nuk pritet të përballohet nga shtetet.
Sipas raportit, vetëm 10 deri në 30% e financimit parashikohet të vijë nga buxhetet publike, duke e bërë mobilizimin e kapitalit privat vendimtar për realizimin e investimeve.
Vlerësimi përfshin Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Gjeorgjinë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Ukrainën.
Këto vende kanë vendosur objektiva kombëtare që, të marra së bashku, synojnë reduktimin me 60.9% të emetimeve neto të gazeve serrë deri në vitin 2030, krahasuar me vitin 1990.
Sekretariati vlerëson se në pjesën më të madhe është ngritur tashmë kuadri i politikave për tranzicionin energjetik. Sfida, sipas raportit, nuk është më vetëm përcaktimi i objektivave, por kthimi i tyre në investime konkrete.
Planet kombëtare duhet të evoluojnë nga dokumente politikash në atë që raporti i quan “harta strategjike investimesh”, ku objektivat të lidhen me projekte konkrete, kostot e tyre dhe burimet e financimit.
Raporti evidenton ndërkohë edhe mangësi. Planet aktuale nuk shfrytëzojnë plotësisht potencialin e bashkëpunimit rajonal, nuk zbatojnë sa duhet parimin “Efiçenca e Energjisë në Radhë të Parë” dhe nuk integrojnë mjaftueshëm kostot sociale të tranzicionit.
Edhe ritmi i zbatimit ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin. Disa vende duken në trajektoren e duhur për përmbushjen e objektivave të vitit 2030, ndërsa të tjera duhet të përshpejtojnë zbatimin e politikave të planifikuara. Megjithatë, Sekretariati paralajmëron se të dhënat aktuale përfaqësojnë kryesisht pikënisjen e procesit, ndaj është ende herët për një vlerësim përfundimtar të progresit.
Për vendet aspirante për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përfshirë Shqipërinë, ky proces lidhet drejtpërdrejt edhe me integrimin në tregun energjetik evropian. Ato janë ligjërisht të detyruara, në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, të zbatojnë objektivat e dakordësuara të energjisë dhe klimës.
E në këtë rast, sfida e viteve deri në 2030 për vendet do të jetë gjetja e kapitalit dhe kthimi i tyre në centrale, rrjete, eficiencë energjetike dhe teknologji të reja.
Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë
Nga 35 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 8 janë ende aktive, njofton Ministria e Mbrojtjes. Për menaxhimin e këtyre vatrave janë angazhuar gjithsej 533 forca......
Parashikimi: Deri në 2050 dëmi nga zjarret 7% PBB/ Plani Kombëtar: Të ripyllëzohen sipërfaqet pyjore të zhveshura
Zjarret në pyje, të nxitura nga temperaturat e larta ekstreme po kthehen në një nga rreziqet klimatike me pasojat më të mëdha për Shqipërinë. Sipas shifrave......
Karboni, Shqipëria me avantazh ndaj rajonit/ Raporti: Kosto zero për eksportet e energjisë elektrike drejt BE-së
Shqipëria rezulton në një pozicion të favorshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit sa i takon ndikimit të Mekanizmit të Rregullimit të Karbonit në Kufij,......
Bypass-i i Elbasanit, firmosen kontratat për dy fazat e para/ Investimi 4.72 mld lekë me TVSH, hapet rruga për nisjen e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e dy fazave të para të bypass-it të Elbasanit, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve për një......
Evropa në flakë, zjarret përhapen në gjithë kontinentin/ Qindra njerëz evakuohen nga vendpushimet kroate dhe greke
Nxehtësia dhe thatësira rekord që shkencëtarët i lidhin me ndryshimet klimatike kanë krijuar kushte ideale për zjarret në të gjithë Evropën këtë verë,......
Ukrainë, industria e çelikut e goditur nga lufta/ Përballë edhe një pengesë e re: Rregullat e BE-së
Punëtorët në gjigantin ukrainas të çelikut Zaporizhstal e kanë mbajtur kompleksin në punë përballë dronëve, raketave dhe bombave ruse. Por tani, fabrika......
Kompania e Trump bankë kriptomonedhe/ Rregullatori amerikan miraton dhënien e statusit bankar
Rregullatori kombëtar bankar në SHBA miratoi të premten me kusht një kërkesë për statut bankar për World Liberty Financial një kompani e lidhur me......
Rusia po vuan mungesa në tregun e karburanteve/ Shkak sulmet e vazhdueshme të Ukrainës mbi rafineritë
Rusia pranon se ka mungesa të reja të benzinës pas sulmeve të vazhdueshme në Ukrainë me rreze të gjatë veprimi. Ukraina prej muajsh ka vënë objektiv të......

