Mashtrim me pagën minimale - Sindikata vlerëson dëmin total në 64 miliardë euro gjatë dhjetë viteve

Orët e papaguara të punës, zbritjet fiktive, standardet jorealiste, anashkalimi i pagës minimale i ka kushtuar Gjermanisë rreth 64 miliardë euro në dhjetë vitet e fundit, sipas llogaritjeve të Konfederatës së Sindikatave.
Vetëm punëtorët e prekur, të cilët nuk morën pagën minimale të plotë, pësuan humbje prej 35 miliardë euro. Fondet e sigurimeve shoqërore humbën 22 miliardë euro, ndërsa thesari i shtetit u privua nga shtatë miliardë euro në taksë mbi të ardhurat. Analiza mbulon periudhën nga futja e pagës minimale në vitin 2015 deri në vitin 2024.
Sipas Sindikatës, rreth gjashtë milionë njerëz aktualisht paguhen me pagë minimale në Gjermani, kryesisht në gastronomi e hotelieri, tregti ose bujqësi. Megjithatë, në praktikë jo të gjithë marrin pagën e tyre të plotë minimale, sipas punës së bërë. Për shembull, ata nuk paguhen plotësisht për orët e tyre të punës. Paga minimale ligjore aktualisht është të paktën 13.90 euro në orë për të githa profesionet. Askush nuk mund të paguhet më pak në orë, përveç rasteve të jashtëzakonshme, siç janë praktikantët.
Sipas llogaritjeve, që nga futja e pagës minimale, këto humbje kanë prekur mesatarisht dy milionë punonjës në vit. Sindikalistët i referohen të dhënave nga i ashtuquajturi Paneli Socio-Ekonomik - një anketë vjetore që mbulon rreth 30,000 njerëz në 20,000 familje. Ekspertët llogaritën se mesatarisht punëtorëve u mungonin midis 1.70 dhe 2.40 euro në orë.
Autoritetet shtetërore po përpiqen të reagojnë përmes Kontrollit Financiar të Punës së Paligjshme (FKS), i cili vepron nën Doganën Gjermane. Në vitin 2024, u iniciuan pothuajse 6,200 procedura hetimore me dyshime për shkelje të Aktit të Pagës Minimale dhe u vendosën gjithsej 25.4 milionë euro gjoba.
Ajo që inspektorët në terren hasin më shpesh janë të dhëna të paplota ose të pasakta mbi orët e punës; fuqia punëtore e paraqitur në mënyrë të rreme si praktikantë; koha e gatishmërisë, koha e përgatitjes për punë ose udhëtimet që nuk paguhen fare; madje edhe marrëveshjet me punëdhënësit për pagesa nën pagën minimale, të cilat punëtorët i pranojnë nga frika e humbjes së vendeve të punës.
Tranzicioni energjetik kërkon 151 mld euro investime - Komuniteti i Energjisë: 10-30% nga fonde publike, kapitali privat vendimtar
Tranzicioni drejt energjisë së gjelbër në vendet e Evropës Juglindore dhe Lindore po hyn në fazën më të kushtueshme: atë të zbatimit. Rreth 151 miliardë......
Në luftë me vatrat e zjarrit në Tiranë, Dibër e Krujë/ Ministria e Mbrojtjes: Në terren 2 avionë dhe 2 helikopterë
Nga 35 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 8 janë ende aktive, njofton Ministria e Mbrojtjes. Për menaxhimin e këtyre vatrave janë angazhuar gjithsej 533 forca......
Parashikimi: Deri në 2050 dëmi nga zjarret 7% PBB/ Plani Kombëtar: Të ripyllëzohen sipërfaqet pyjore të zhveshura
Zjarret në pyje, të nxitura nga temperaturat e larta ekstreme po kthehen në një nga rreziqet klimatike me pasojat më të mëdha për Shqipërinë. Sipas shifrave......
Karboni, Shqipëria me avantazh ndaj rajonit/ Raporti: Kosto zero për eksportet e energjisë elektrike drejt BE-së
Shqipëria rezulton në një pozicion të favorshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit sa i takon ndikimit të Mekanizmit të Rregullimit të Karbonit në Kufij,......
Bypass-i i Elbasanit, firmosen kontratat për dy fazat e para/ Investimi 4.72 mld lekë me TVSH, hapet rruga për nisjen e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nënshkruar kontratat për ndërtimin e dy fazave të para të bypass-it të Elbasanit, duke i hapur rrugë nisjes së punimeve për një......
Evropa në flakë, zjarret përhapen në gjithë kontinentin/ Qindra njerëz evakuohen nga vendpushimet kroate dhe greke
Nxehtësia dhe thatësira rekord që shkencëtarët i lidhin me ndryshimet klimatike kanë krijuar kushte ideale për zjarret në të gjithë Evropën këtë verë,......
Ukrainë, industria e çelikut e goditur nga lufta/ Përballë edhe një pengesë e re: Rregullat e BE-së
Punëtorët në gjigantin ukrainas të çelikut Zaporizhstal e kanë mbajtur kompleksin në punë përballë dronëve, raketave dhe bombave ruse. Por tani, fabrika......
Kompania e Trump bankë kriptomonedhe/ Rregullatori amerikan miraton dhënien e statusit bankar
Rregullatori kombëtar bankar në SHBA miratoi të premten me kusht një kërkesë për statut bankar për World Liberty Financial një kompani e lidhur me......

