Janar-Prill, 32.8% e mjeteve të reja janë elektrike - DPSHTRR: Flota e mjeteve green u rrit me 56%
Mjetet green vijojnë të rrisin dominimin e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën Janar-Prill 2025 janë regjistuar 1.277 mjete all-electric ose 56% më shumë krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë. Ndërsa, 32.8% e mjeteve me 0 km të regjistruara për herë të parë janë elektrike.
Ecuria pozitive reflektohet edhe në faktin se, në total flota e mjeteve elektrike në prill të 2025 arriti 7.655, pra 20 % më shumë krahasuar me vitin 2024. Nga ana tjetër, përsa i përket mjeteve elektrike/hybrid plug- in, 74% e autoveturave me 0 Km të regjistruara për herë të parë janë electric/ hybrid plug- in.
Këto shifra dëshmojnë një transformim në kulturën e transportit në vendin tonë dhe reflekton interesin e qytetarëve për alternativat e gjelbra të transportit.
Po kështu, tendenca pozitive e regjistimeve të mjeteve elektrike pasqyrohet edhe në impaktin ambiental, pasi ka kontribuar në uljen e emetimeve të CO2 me 10.104.600 kg CO2/vit më pak. Kjo përkthehet në 336.820 mushkëri ambientale më të pastra.
Po kështu, sipas të dhënave nga DPSHTRR, 72 % e autoveturave të regjistruara gjatë janar-prill 2025 janë Euro 5 e sipër apo më të reja, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë por dhe duke rritur sigurinë e flotës rrugore në vend.
Shqipëria po ecën drejt një tranzicioni më miqësor me mjedisin. Të dhënat tregojnë për një rritje të interesit për makina ekologjike green në vend dhe një ndërgjegjësim të shtuar nga ana e qytetarëve duke përqafuar teknologjitë e pastra në transport.
Mendimi juaj

‘Jo më viza për studentët e huaj në SHBA’ - Administrata Trump ndalon aplikimet dhe intervistat në ambasada!
Administrata e Presidentit Donald Trump ka urdhëruar misionet e saj jashtë vendit të ndalojnë caktimin e takimeve të reja për aplikantët për viza studentore......

Tarifat e Trump largojnë turistët nga SHBA - Amerikanët zgjedhin pushimet vendase!
Pushuesit në vendet e goditura më rëndë nga tarifat tregtare të Donald Trump po e heqin SHBA-në nga lista e tyre për udhëtime jashtë vendit, sipas të dhënave......

“Thesari Bitcoin”? Trump synon rezervën e kriptovalutës me një investim prej 2.3 miliardë euro!
Rreth 50 investitorë institucionalë do të investojnë 1.5 miliardë dollarë (rreth 1.38 miliardë euro) në vendosjen private për aksione të zakonshme në kompani......

Rikuperojnë Dollari dhe Franga – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke rikuperuar pikë nga rënia e vazhdueshme që ka pësuar prej disa ditësh tashmë......

Rruga Qukës-Qafë Plloçë - Balluku: Hapet për qarkullimin brenda verës
Në kantierin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë po punohet me ritme të shtuara për të finalizuar këtë projekt të shumëpritur. Problemet e trashëguara me këtë......

Zgjedhjet e 11 majit - Reagon për herë të parë Ambasada amerikane, uron qytetarët
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një positmi në rrjetet sociale, ambasada uron......

Energjia, e shtrenjtë edhe për Mbretin Charles - Sovrani ka kërkuar uljen e konsumit, veçanërisht për ajrin e kondicionuar
Mbreti Charles po përballet me rritjen e kostove të energjisë. Rezidencat në dispozicion të tij janë të shumta dhe ruajtja e standardeve të jetesës po bëhet......

Emergjencat civile gjatë sezonit veror - BE do të dërgojë 650 zjarrfikës në zonat me rrezik të lartë!
Qindra zjarrfikës nga e gjithë Europa dhe mbi 20 mjete ajrore zjarrfikëse do të pozicionohen paraprakisht në vendet me rrezik të lartë për zjarre në të......