Investimet e huaja në sektorë kritikë - Propozim për ndryshimin e ligjit: Mund t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror
Deputeti Eduard Shalsi ka propozuar ndryshime në ligjin “Për investimet e huaja”, duke synuar shtimin e një mekanizmi kontrolli për investimet që lidhen me sektorë strategjikë dhe të ndjeshëm për vendin.
Konkretisht, propozimi parashikon që në nenin 10 të ligjit të shtohet një paragraf i ri, sipas të cilit investimet e huaja që prekin infrastrukturën publike kritike, teknologjitë kritike, furnizimet me mallra të rëndësishme apo aksesin në informacion sensitiv mund t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi ose ekzaminimi nga autoritetet shtetërore.
Investimet që lidhen me infrastrukturë publike kritike përfshijnë energjinë, transportin, ujin apo rrjetet dixhitale. Po ashtu, përfshihen investime që lidhen me teknologjinë kritike dhe mallrat me përdorim të dyfishtë, pra civile dhe ushtarake, furnizimin me inpute kritike, aksesin në informacion sensitiv ose mbi lirinë e medias.
Këto investime, sipas propozimit, mund t’i nënshtrohen një procesi vlerësimi të posaçëm, sipas rregullave të miratuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Praktika të ngjashme janë tashmë të zbatuara në vende të Bashkimit Evropian, ku investimet e huaja në fusha si teknologjia, infrastruktura dixhitale apo mediat monitorohen për ndikimin e mundshëm në rendin dhe sigurinë publike. Ndërkohë që, ekspertët sugjerojnë që çdo instrument kontrolli të shoqërohet me udhëzime të qarta, transparencë procedurale dhe kohë të përcaktuara për shqyrtim, për të mos dekurajuar investime të vlefshme në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Abito Mari”, ekspozita më e re në "GOCAT” - Galeria, dhuratë e Fondacionit Mane për komunitetin artistik
Galeria e Artit Bashkëkohor në Tiranë (“GOCAT”) hap dyert e ekspozitës më të re, “Abito Mari”, nga artisti i njohur italian Fabrizio Bellomo. Nën kujdesin e......

Ratifikohet në Kuvend marrëveshja për sigurinë me Ukrainën - Hasani: Shqipëria e ka treguar qartë se është në anën e lirisë dhe të drejtës ndërkombëtare
U ratifikua në Parlament marrëveshja e bashkëpunimit mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë ndërmjet Shqipërisë dhe Ukrainës, e nënshkruar më 21 Janar 2025,......

Projektligji, Kuvendi miraton Marrëveshjen e Bashkëpunimit Doganor me Bashkimin Europian
Ministri i Financave ka paraqitur për shqyrtim dhe miratim një projektligjin për marrëveshjen për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Doganat” të BE-së,......

Miratohet marrëveshja me BERZH për OSHEE, Malaj: 45.7 mln euro për të ulur kostot e borxhit
Ministri i Financave ka paraqitur në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që synon......

Malaj: Financimi për Mira Muratin nuk prek deficitin buxhetor - “Të ardhurat shtesë u siguruan nga konfiskimi i pasurive të krimit”
Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se financimi prej 10 milionë euro i qeverisë shqiptare në kompaninë e Mira Muratit......

“Shpenzimet globale për energjinë, në 3.3 trilionë USD” - IEA: Dy të tretat e investimeve do të shkojnë për burimet e gjelbra
Investimet globale për energjinë priten të arrijnë një rekord prej 3.3 trilionë dollarësh në vitin 2025. Dy të tretat e këtyre shpenzimeve do të shkojnë për......

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? - Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa
Një nga bizneset më të përhapura në Shqipëri janë restorantet. Me rritjen e vazhdueshme të turizmit në vend, ky biznes po bëhet gjithnjë e më i......

Gjermania ul taksat për korporatat - Qeveria miraton paketën e lehtësimit prej 46 miliardë eurosh
Kabineti gjerman miratoi një paketë të parë lehtësimi tatimor me vlerë 46 miliardë euro për të mbështetur kompanitë dhe për të ringjallur ekonominë e......