“Harta shqiptare e inovacionit”/ Cilat janë hapat e vendit për t'u shndërruar në një qendër rajonale të teknologjisë?

Me synimin për t'u shndërruar në një qendër rajonale të teknologjisë, Shqipëria ka miratuar planin e veprimit për të përmirësuar pozicionin e saj në Tabelën Evropiane të Rezultateve të Inovacionit. Vendimi është formalizuar me urdhër të Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe përfaqëson një angazhim të qartë institucional për forcimin e sistemit kombëtar të inovacionit.
Sipas European Innovation Scoreboard 2025, Shqipëria renditet aktualisht në grupin e “Emerging Innovators”, duke shënuar një rritje të performancës së përgjithshme prej 4.4 për qind krahasuar me vitin 2024 dhe 7.4% krahasuar me vitin 2018. Megjithatë, raporti evidenton një sërë dobësish strukturore, veçanërisht në shpenzimet për kërkim dhe zhvillim, bashkëpunimet inovative të NVM-ve, pjesëmarrjen e studentëve të huaj në doktoratura dhe eksportet e produkteve me teknologji të mesme dhe të lartë.
Plani i veprimit i miratuar synon adresimin e këtyre problematikave përmes një pakete masash të ndara në afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Në afatshkurtër, fokusi është në përmirësimin e raportimit statistikor për treguesit e inovacionit dhe harmonizimin e metodologjisë së përdorur nga INSTAT me standardet e Bashkimit Evropian. Në afatmesëm, synohet forcimi i ekosistemit të inovacionit përmes rritjes së bashkëpunimit publik–privat, ndërsa në afatgjatë parashikohet transformimi strukturor i ekonomisë përmes integrimit të inovacionit, digjitalizimit dhe teknologjive të gjelbra.
Masat konkrete përfshijnë rritjen e financimit publik për kërkimin shkencor dhe doktoraturat STEM, mbështetjen e ndërmarrjeve inovative, promovimin e pronësisë intelektuale dhe forcimin e ndërkombëtarizimit përmes programeve evropiane si Horizon Europe dhe Erasmus+. Objektivi strategjik është që Shqipëria të kalojë në grupin e “Moderate Innovators” deri në vitin 2027.
Autoritetet theksojnë se ky plan do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare dhe në përshpejtimin e integrimit evropian të vendit.
Borë dhe temperatura nën zero/ Vështirësi në disa akse, ARRSH dhe policia në terren
Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore të vendit, veçanërisht në verilindje dhe juglindje,......
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues
Nga dita e djeshme ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për rritjen e pagës minimale. Mbi bazën e tij nga 40 mijë lekë që ishte, prej 1 janarit të 2026 paga......
Ndryshon mosha e daljes në pension për grate, shkon në 62 vjeç, rritet vjetërsia në punë për burrat
Teksa skema e pensioneve pritet të rishikohet, me nisjen e vitit 2026 ndryshon mosha e daljes në pension për gratë si dhe vitet e vjetërsisë në punë për të......
Rillogaritja e tatimeve për DIVA-n, familjet përfitojnë për arsimimin e fëmijëve deri në 18 vjeç
Familjet që kanë në ngarkim fëmijë të moshës nën 18 vjeç në mars të vitit 2026 do të përfitojnë nga tatimet kompensimin për rritjen dhe arsimimin e fëmijëve.......
‘Bonus-Malus’, shoferët ‘e pabindur’ do të paguajnë më shumë për siguracionin e automjetit
Duke filluar nga 1 janar 2026, ka nisuar aplikimi i sistemit bonus-malus në sigurimin e detyrueshëm motorik për përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Sistemi......
SHBA-ja ia zgjat licencën e punës NIS-it, afati shtyhet deri më 23 janar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë zgjatur licencën për punë Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) deri më 23 janar, njoftoi ministrja e energjetikës së......
Kosova realizon mbi 110 milionë euro eksporte, gjysmat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbeten dy partnerët më të rëndësishëm tregtarë për Kosovën, duke mbuluar pjesën më të madhe të eksporteve. Vlera e......
Eksportet e gazit rus në Evropë në nivelin më të ulët në dekada, rënia 44 për qind
Eksportet e gazit rus në Evropë përmes tubacioneve ranë me 44% në vitin 2025, në nivelin më të ulët që nga mesi i viteve 1970, pas mbylljes së rrugës......



