Shqipëria Postuar më 3 Janar 2026, 10:08

Borë dhe temperatura nën zero/ Vështirësi në disa akse, ARRSH dhe policia në terren

Nga Alida Lula

Borë dhe temperatura nën zero/ Vështirësi në disa akse,

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore të vendit, veçanërisht në verilindje dhe juglindje, ku ka patur edhe prezencë ngicash.

Në zonat malore, gjatë orëve të natës dhe të mëngjesit, temperaturat kanë zbritur nën zero, duke krijuar ngrica në rrugë. Dëbora e rënë në disa segmente, ka sjellë vështirësi për drejtuesit e automjeteve.

Më problematike paraqitet situata në akset malore të verilindjes dhe në zonat e juglindjes, ku drejtuesit e mjeteve duhet të lëvizin me kujdes të shtuar. Autoritetet përkatëse ARRSH dhe Policia e qarkullimit, bëjnë apel për kujdes të shtuar, ndërkohë që këshillohet përdorimi i gomave dimërore e zinxhirëve, të mbahet distancë sigurie si dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme. Në terren janë angazhuar të gjitha strukturat për të mbarëvajtur lëvizjet në çdo segment.

Situata e fundit:

-Në territorin e bashkisë Shkodër vijojnë reshje shiu, ndërsa në zonat malore ka reshje dëbore.

-Në aksin rrugor Bogë-Theth mjetet e firmës mirëmbajtëse ndodhen në terren dhe po kryejnë hedhjen e kripës, megjithëse në disa segmente rruga paraqitet me ngrica.

-Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm, qarkullimi vijon pa probleme.

-Në bashkinë Malësi e Madhe vijojnë reshje dëbore në qytetin e Koplikut, trashësia e dëborës arrin rreth 3 cm. Në fshatin Vrith ka pasur problematika në qarkullimin rrugor, ku është ndërhyrë për menaxhimin e fluksit.

-Në bashkinë Fushë-Arrëz vazhdojnë reshjet e dëborës me intensitet të ulët, me trashësi 5–8 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

-Në bashkinë Pukë ka reshje dëbore me intensitet të ulët, trashësia e dëborës arrin rreth 5 cm. Momentalisht nuk raportohen situata problematike.

-Në aksin Bogë-Theth po kryhet hedhja e kripës, në disa segmente ka prezencë ngricash. Borëpastrueset janë në terren duke ndërhyrë përgjatë aksit për pastrimin e rrugës.

-Në aksin Tamarë-Dogana Vermosh, tri borëpastruese janë në terren për pastrim dhe hedhjen e kripës.

-Në aksin Dedaj-Razëm dy borëpastruese aktualisht po punojnë në këtë segment, është hedhur sasi kripe dhe është pastruar në vendet kritike.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat