Shqipëria Postuar më 12 Shkurt 2026, 11:28

Dy banka “zotërojnë” 1/3 e depozitave në Shqipëri - Struktura e tregut mbeti pothuajse e pandryshuar vitin e kaluar

Nga Ledina Elezi

Dy banka “zotërojnë” 1/3 e depozitave në

Vetëm dy nga 11 banka tregtare në Shqipëri kontrollojnë 1/3 e depozitave dhe mbi 40% të aktiveve të të gjithë sistemit bankar. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një përqendrim të lartë të veprimtarisë bankare në 2-3 bankat më të mëdhaja në vend.

Aktivet përfshijnë të gjitha kreditë që bankat japin për qytetarët dhe bizneset të cilat i kthejnë gradualisht bashkë me interesat, paranë cash në arkë, investimet e bankave në tituj qeveritarë, godinat, pajisjet e tyre dhe të tjera. Pra aktivet përfshijnë gjithçka që zotëron banka në tërësi.

Bankat me vlerën më të lartë të aktiveve kanë zakonisht edhe numrin më të madh të klientëve, por jo domosdoshmërisht. Ka banka me numër më të vogël klientësh qytetarë, por me klientë biznese që kanë kredi në shuma të konsiderueshme.  

Gjatë 2025, më shumë se gjysma e aktiveve bankare ishin në vetëm tre banka, të cilat zotërojnë edhe deri në 46% të totalit të depozitave.  

Nëse bëjmë një krahasim me vitin 2024, kjo strukturë e sistemit bankar nuk ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Aktivet vijojnë të jenë të njëjta, por pesha e depozitave në dy bankat më të mëdha rezulton të ketë rënë, me qytetarët dhe bizneset që i kanë shpërndarë ato në banka të tjera.

Çfarë tregon ky përqendrim i ngushtë i veprimtarisë bankare?

Nuk është anomali. Në vende të tjera është parë gjithashtu që 2-3 banka të dominojnë tregun, gjë e cila nuk përbën problem për sistemin. Megjithatë, një përqendrim i tillë tregon se vendimet që këto banka marrin, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi dhe jetën e qytetarëve apo aktivitetin e bizneseve. Po ashtu, ky përqendrim e bën pak më të vështirë për bankat e vogla që të konkurrojnë me ato më të mëdha.

Aktualisht, sistemi bankar përbëhet nga 11 banka. Bashkë me bankën e parë digjitale në Shqipëri Jet që u regjistrua në fund të muajit të kaluar, ky numër shkon në 12. Sipas statistikave zyrtare, 11 banka në vend kanë aktive mbi 15 miliardë lekë.

Ndërkohë, në gusht 2025, banka turke Ziraat e specializuar për kreditimin në bujqësi, mori miratimin paraprak për licencim nga Banka e Shqipërisë, ndërsa brenda 12 muajve nga ai vendim, duhet të plotësojë të gjitha kushtet e parashikuara në ligjin "Për bankat në Republikën e Shqipërisë" dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, në mënyrë që të pajiset me licencën për fillimin e veprimtarisë bankare në vendin tonë.

Dy banka “zotërojnë” 1/3 e depozitave në

Dy banka “zotërojnë” 1/3 e depozitave në

Shqipëria 12 Shkurt Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan edhe pse ka regjistruar një rritje të lehtë nga dita e djeshme e ka nisur këtë të enjte në rënie duke u dobësuar sërish teksa është blerë......

Live TV

Të fundit
Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 12 Shkurt Dani Rodrik

Bota ka nevojë që Evropa të veprojë shpejt

Dy superfuqitë e botës vështirë se mund të quhen modele frymëzuese për ata që kujdesen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë sociale.......