Shqipëria Postuar më 24 Dhjetor 2025, 10:13

Dollari vijon rënien – Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Nga Edel Strazimiri

Dollari vijon rënien – Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan sikurse përgjatë tërë kësaj jave ka vijuar edhe sot të regjistrojë rënie teksa është blerë këtë të mërkurë me 81.2 lekë dhe është shitur me 82.5 lekë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane duket edhe sot e qëndrueshme duke mos pasur lëvizje të vlerës nga dita e djeshme duke u blerë sot me 96 lekë dhe duke u shitur me 96.8 lekë.

Franga zvicerane ka shënuar këtë mëngjes një rritje të kuotës në raport me ditën e martë teksa është blerë sot me 103 lekë dhe është shitur me 104 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ndërkaq duket ta ketë nisur këtë mëngjes i paqëndrueshëm duke pësuar lëvizje të vlerës nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 109.6 lekë dhe është shitur me 110.6 lekë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat