Shqipëria Postuar më 20 Nëntor 2024, 15:47

Banka e Shqipërisë miraton Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit - Përcaktohen objektivat/ Nga politika monetare, te emisionet e parasë

Nga SCAN TV

Banka e Shqipërisë miraton Strategjinë Afatmesme të

Këshilli Mbikëqyrës miratoi Strategjinë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë për periudhën 2025-2027, si dhe buxhetin për vitin 2025.

Strategjia Afatmesme e Zhvillimit përcakton objektivat institucionalë të Bankës së Shqipërisë për 3 vitet e ardhshme dhe synon t’u japë një përgjigje proaktive sfidave të mjedisit ku operon BSH, të rrisë bashkëpunimin brenda institucionit, të nxisë përdorimin efektiv dhe eficient të burimeve si dhe të promovojë transparencën dhe llogaridhënien publike.

Ajo përfshin funksionet kryesore të BSH-së: politikat (politika monetare, rezerva valutore, mbikëqyrja bankare, politika makroprudenciale), infrastrukturën financiare (emisioni i parasë, sistemet e pagesave); funksionet horizontale (kërkimet, statistikat); dhe shërbimet mbështetëse (burimet njerëzore, kontrolli i brendshëm, kontabiliteti dhe IT).

Paralelisht, Këshilli Mbikëqyrës miratoi edhe buxhetin e Bankës së Shqipërisë për vitin 2025 dhe buxhetin orientues afatmesëm për vitet 2026 – 2027. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky buxhet garanton përmbushjen e objektivave strategjikë të të parashikuar në Strategjinë e saj Afatmesme të Zhvillimit.

Në hartimin e tij janë mbajtur parasysh situata aktuale në tregjet ndërkombëtare financiare, zhvillimet ekonomike dhe financiare brenda vendit, shpenzimet korrente dhe ato kapitale të domosdoshme për miradministrimin e aktiveve dhe burimeve njerëzore.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat