Argëtim, adrenalinë dhe siguri rrugore - Automotive Fair Albania IV, katër ditë spektakël në Tiranë

Edicioni i katërt i Automotive Fair Albania rezervoi për qytetarët, të apasionuarit pas automobilizmit, katër ditë të mbushura me aktivitete, spektakël dhe adrenalinë në zemër të Tiranës. Nga ekspozimi i automjeteve dhe performancat stunt, tek aktivitetet edukative për fëmijët dhe garat për drejtuesit e rinj, eventi solli një kombinim mes inovacionit, teknologjisë dhe sigurisë rrugore.
Në ditën e parë të Automotive Fair Albania, Sheshi “Nënë Tereza” u kthye në një hapësirë ku u ndërthurën pasioni për automobilizmin, atmosfera festive dhe prezantimi i risive të industrisë automotive. Edicioni i katërt i panairit u çel me ceremoninë zyrtare dhe ekspozimin e automjeteve retro, duke sjellë për qytetarët jo vetëm një eksperiencë vizuale dhe kulturore, por edhe një event që synon të promovojë inovacionin, teknologjinë dhe kulturën e mobilitetit modern.
Aktiviteti “Go Kart Kids”, i organizuar në Sheshin “Nënë Tereza”, bëri bashkë fëmijë të grupmoshës 12-14 vjeç në një eksperiencë që ndërthurte argëtimin me ndërgjegjësimin për rregullat e qarkullimit rrugor.
Përveç aktiviteteve edukative për fëmijët, panairi solli edhe shfaqje spektakolare stunt nga profesionistë ndërkombëtarë, duke e kthyer sheshin “Nënë Tereza” në një skenë adrenaline dhe performancash live.
Në ditën e tretë vëmendja u zhvendos tek drejtuesit e rinj të mjeteve, përmes garës “Best Young Driver”. Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 20 të rinj të moshës 18 deri në 26 vjeç, të cilët konkurruan në një cirkuit të improvizuar, duke demonstruar jo vetëm aftësitë në drejtim, por edhe respektimin e rregullave të sigurisë rrugore.
Në mbrëmje u zhvillua edhe një tjetër “Stunt Shoë” nga profesionistët e Stuntman Industries, duke sjellë performanca me adrenalinë dhe spektakël për publikun në Sheshin “Nënë Tereza”. Eventi u shoqërua edhe me muzikë live, si pjesë e atmosferës festive të panairit.
Në ditën e katërt dhe të fundit të Automotive Fair Albania, eventi u përmbyll me performancën finale të “Stunt Shoë”, ku profesionistët e Stuntman Industries sollën edhe një herë spektakël, adrenalinë dhe performanca të avancuara për publikun në Sheshin “Nënë Tereza”.
Pas katër ditësh me aktivitete, gara, edukim rrugor dhe shfaqje live, edicioni i katërt i Automotive Fair Albania uli siparin duke lënë pas jo vetëm atmosferën festive dhe pasionin për automobilizmin, por edhe mesazhin për një kulturë më të përgjegjshme të drejtimit dhe mobilitetit në Shqipëri.
Nga Hormuzi, te supermarketet - Si po rrezikohet zinxhiri global i ushqimit?
Paralajmërimi i fundit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) se bota ka vetëm gjashtë deri në dymbëdhjetë muaj kohë për të......
Çmime negative në bursë, ALPEX kërkon ndryshime - Propozon kufi minimal të çmimit në tregun e ditës në avancë, të jetë -50 euro/mWh
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX kërkon vendosjen e një kufiri minimal të lejuar të çmimit në tregun e ditës së avancë, duke argumentuar se......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë negativisht duke pësuar zbritje të vlerës përgjatë fundjavës duke u blerë këtë të hënë me 81.5 lekë dhe duke u shitur......
Mes zyrës dhe shtëpisë, të rinjtë preferojnë punën hibride - Hasalla: Pronarët shqiptarë duan t’i kenë nën vëzhgim punonjësit
Pandemia e Covid-19 ndryshoi mënyrën si funksionon tregu i punës, duke detyruar për herë të parë miliona punonjës të zhvendosnin zyrën në shtëpi. Por disa......
Më shumë nxënës në arsimin profesional - AKPA: 19.4% të totalit të regjistrimeve. Drejt objektivit 1 në 3 nxënës deri në 2030
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka bërë të ditur se Arsimi Profesional në Shqipëri po njeh një rritje të vazhdueshme të regjistrimeve, duke......
Çmimi i naftës bie me 5 dollarë/ SHBA-të dhe Irani po i afrohen një marrëveshjeje paqeje
Çmimet e naftës ranë më shumë se 5 dollarë në nivelin më të ulët dyjavor të hënën, ndërsa optimizmi u rrit se Shtetet e Bashkuara dhe Irani po i afrohen një......
FMN thotë se BE duhet të reformohet - “Të përdorë borxhin e përbashkët për të përballuar nevojat e shpenzimeve”
Vendet e Bashkimit Evropian do të përballen me fatura të mëdha për mbrojtjen, energjinë dhe pensionet në 15 vitet e ardhshme, tha Fondi Monetar Ndërkombëtar,......
AAPSK organizon konferencën ndërkombëtare “Nga Konfiskimi tek e Mira Publike”
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) organizoi sot në Tiranë konferencën ndërkombëtare me temë “Nga Konfiskimi tek e......


