Shqipëria Postuar më 27 Maj 2025, 11:33

Aeroporti i Vlorës rrit sigurinë me teknologji të re - Albcontrol nënshkruan kontratë për sistem të avancuar meteorologjik 

Nga Diamila Leka

Aeroporti i Vlorës rrit sigurinë me teknologji të re - Albcontrol

Për rritjen e sigurisë dhe realizimin e veprimeve operacionale në Aeroportin e Vlorës, duhet të instalohet një sistem i integruar meteorologjik automatik AWOS/ATIS, i cili ka për qëllim matjen në kohë reale të të dhënave meteorologjike, kontrollin dhe verifikimin e tyre. Gjithashtu marrjen e të dhënave dhe përpunimin e tyre në sistemin qendror AWOS si dhe transmetimin e tyre në sistemet e tjera ndërfaqësuese sipasformateve të caktuara dhe në frekuencë.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike, Albcontrol njofton se është lidhur kontrata për blerjen dhe instalimin e Sistemit Meteorologjik AWOS, për stacionet e Akërnisë. Fituese e kësaj kontrate është kompania T B S 96 SHPK, me vlerë e 611,789 (gjashtëqind e njëmbëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e nëntë) Euro pa TVSH, e cila do të bëj të mundur blerjen dhe instalimin e sistemit meteorlogjik automatik në Aeroportin e Vlorës.

Kujtojmë që, IATA (Shoqata Ndërkombëtare e Transportuesve Ajror) ka vlerësuar aplikimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe i ka vendosur kodin për aeroportet dhe shitjen e biletave, VLO.

Ndërkohë, më 8 maj në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, u krye fluturimi i parë certifikues. Ky aeroport do të jetë porta e hyrjes në Jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit, që do të funksionojë me mbi 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve dhe një kargo e mirëfilltë dhe do të shtihet në 22 mijë metra katrorë terminal. Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 140 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.

 

Mendimi juaj

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat