Shqipëria Postuar më 21 Korrik 2026, 13:09

Aeroporti i Rinasit pret deri në 56 mijë pasagjerë në ditë - Shërbimet policore dhe doganore, 24 orë në funksion

Nga Diamila Leka

Aeroporti i Rinasit pret deri në 56 mijë pasagjerë në

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit po përballet me fluksin më të lartë të udhëtarëve, si pasojë e sezonit turistik. Për menaxhimin e lëvizjeve të shtuara, Policia e Shtetit dhe administrata doganore kanë përforcuar masat, me synim përpunimin më të shpejtë të pasagjerëve dhe garantimin e sigurisë në kufi.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, dhe kreu i Doganave, Besmir Beja, inspektuan nga afër punën e strukturave të Policisë Kufitare dhe të shërbimeve doganore në aeroport.

Sipas të dhënave, në Rinas përpunohen mesatarisht rreth 50 mijë pasagjerë në ditë, ndërsa në ditët me fluksin më të lartë ky numër arrin deri në 56 mijë.

“Në Aeroportin e Rinasit trajtohen dhe përpunohen në ditë 50 mijë pasagjerë, ku fluksin më të madh në ditë të veçanta e ka dhe 56 mijë pasagjerë që përpunohen në një ditë. Përsa i përket fluksit të shtuar që kemi, gatet që kemi ose kontrolli që bëhet automatik, ka dhënë një rezultat shumë të mirë, ku kemi ulur moshën nga 16 në 12 vjeç për fëmijët, dhe kjo ka bërë të mundur që ne të ulim kohën e shërbimit, por njëkohësisht rritet edhe numri i personave që kalohet nëpërmjet gateve”,  tha Skënder Hita, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Përdorimi i portave automatike dhe shtimi i kapaciteteve operacionale kanë ndihmuar në reduktimin e kohës së pritjes dhe shmangien e radhëve të gjata, veçanërisht gjatë orareve të pikut. Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, vlerësoi bashkëpunimin mes institucioneve, duke theksuar se shërbimet policore dhe doganore funksionojnë pa ndërprerje.

“Kjo është realisht një shenjë e një bashkëpunimi shumë të mirë me Policinë e Shtetit, bashkëpunim i jashtëzakonshëm. Të dyja shërbimet, qoftë ai policor dhe doganor, janë në funksionim 24 orëshë, për t’ju përgjigjur këtij fluksi të shtuar.”

Drejtuesit e dy institucioneve deklaruan se masat e shtuara dhe bashkëpunimi ndërinstitucional kanë mundësuar përballimin e fluksit rekord të pasagjerëve, duke garantuar njëkohësisht sigurinë kufitare, parandalimin e krimit ndërkufitar dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta për qytetarët dhe turistët.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat