Shqipëria Postuar më 17 Shkurt 2026, 13:21

A ka shkelje nga të huajt e punësuar në shtëpi? - Muçaj: Inspektoriati i Punës nuk ka tagër të inspektojë në banesë

Nga Diamila Leka

A ka shkelje nga të huajt e punësuar në shtëpi? -

Punësimi i punëtorëve të shtëpisë në Shqipëri po hyn për herë të parë në një kornizë të qartë ligjore, duke synuar formalizimin e një sektori që prej vitesh ka funksionuar pjesërisht në informalitet. Me ndryshimet e fundit, krijohet një kategori e posaçme për “punëtor shtëpie”, me vizë specifike dhe leje unike që bashkon të drejtën e qëndrimit me atë të punës.

Eljo Muçaj Kryeinspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore:

“Po e nis përgjigjen nga pjesa e dytë e pyetjes, a ka shkelje në këtë target grup punonjësish? Shkelje po ka patur dhe ne jemi përballur dhe jemi përpjekur t’i trajtojmë brenda një kuadri ligjor që mund të heton dhe raste të kësaj natyre. Meqenëse këto punëtor janë kryesisht punonjës shtëpie, Inspektoriati i Punës nuk tagër të inspektojë në banesë, sepse vend ii tyre i punës është banesa ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre, ku ushtorjnë profesionin e tyre. Edhe në rastet kur kanë ardhur ankesa, që janë ankesa nga punonjës të huaj që punojnë në kushtet e shtëpisë, komunikimi i tyre ka qenë në formën e këshillimit në email, telefon. Në rastet kur këta punonjës, kanë qenë të lidhur me kontratë nëpërmjet agjencive të ndërmjetësimit të cilat janë sjellë, ne kemi zhvilluar inspektim te këto agjenci.”

Sipas tij, në rastet kur konstatohet punësim i padeklaruar, përgjegjësia dhe sanksionet varen nga forma e marrëdhënies kontraktuale dhe roli i agjencive ndërmjetësuese.

“Ajo vlerësohet rast pas rasti, në qoftë se në marrëdhënie kontraktuale është zyra e ndërmjetësimit. Sanksioni shkon tea ta, por edhe ka çështje ligjore për t’u sqaruar sepse është për t’u vlerësuar kontrata e marrëdhënies që bëhet mes palëve dhe në çformë është e shkarkuar përgjegjësia dhe kush e mban përgjegjësinë. Shkeljet që janë evidentuar në këtë target grup punonjësish janë shkelje që lidhen me kushtet e punës ose me orët e punës që janë shkelje jo shumë të rënda, por që janë shkelje të  rëndëisshme që duhen adresuar sepse çdokush ka të drejtë të puinoj në bazë të rregullave. Sanksioni është një formë të cilën ne e përdorim kur kemi ezauruar të gjitha format e tjera dhe kemi kaluar fazën e këshillimit dhe paralajmërimit sepse ëkshtu është dhe fryma.”

Me integrimin e kësaj kategorie në formularët elektronikë të e-Albania dhe me detyrimin për kontratë të rregullt pune, autoritetet synojnë ta bëjnë procesin të gjurmueshëm dhe të reduktojnë punën në të zezë.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat