Shqipëria Postuar më 17 Shkurt 2026, 12:45

Kryeministri Edi Rama prezanton Drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa

Nga SCAN TV

Kryeministri Edi Rama prezanton Drejtorin e ri të Agjencisë

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar drejtuesin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa. Ndër të tjera, kreu i ekzekutivit u u premtoi punonjësve rritjen e pagave, që ata të vijojnë të japin kontributin e tyre në këtë institucion.

“Në këtë evolucion jetojmë një fazë kur nuk është prezumimi i pafajësisë ai që udhëheq veprimtarinë e tyre që duhet ta transferojnë këtë sistem në të drejtë, por është prezumimi i fajësisë, ky është element dramatik. Nëse mbi AKSHI-n ka një hetim, në një botë të drejtë, të gjithë duhet të prezumoheshin të pafajshëm ndërkohë të gjithë prezumohen të fajshëm. Disa prej jush këtu janë ufo, që jetojnë me ekranin e kompjuterit dhe mund të harrojnë të hanë për disa ditë, kur duhet të përballen me këtë brutalitet, me të drejtë ndihen të çorientuar. Dua të them diçka, në fund e drejta del. Ka një kosto, në këto kushte mund të jetë më e lartë, por del. Për ne është e rëndësishme qe AKSHI të vazhdojë punën, të jetë ai fari që orienton të gjithë lëvizjet e anijeve dhe tregon e ku është porti. Dua t’ju inkurajoj për këtë gjë, e di që nuk është ky thelbi, por së bashku me ministren kemi vendosur të ndërhyjmë në legjislacion dhe të bëjmë një rritje te pagave të tuaja, me ju thënë që ju kemi të çmuar, dhe nuk duam që ju ta braktisni këtë shërbim dhe talentin tuaj ta vini në dispozicion të sektorit privat, duam që të besoni që ky është vendi, kjo është shtëpia juaj, jeni ju zot shtëpie ku ia lehtësoni jetën kaq shumë njerëzve”, tha Rama.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat