Vëllazëria Shqipëri-Kosovë, sa jemi forcuar? Nga simbolika, te shifrat. 18-të vite thellim ekonomik mes dy vendeve

Kosova shënon sot 180-të vite pavarësi, ndërsa marrëdhënia me Shqipërinë ka kaluar nga simbolika politike në një partneritet të konsoliduar ekonomik. Nga tregtia te investimet, nga turizmi te infrastruktura, shifrat sinjalizojnë një integrim të thelluar mes dy ekonomive shqiptare.
“Scan Intel” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme ndër vite, si një prej treguesve më të rëndësishëm të partneritetit mes vendeve. Si kanë ndryshuar vëllimet e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve që prej vitit 2007 e deri më sot? Shifrat tregtojnë se, importet nga Kosova në vlerë janë rritur me 644%, ndërkohë që eksportet drejt Kosovës janë rritur me 624%. Pra, Shqipëria dhe Kosova kanë një partneritet të ngushtë në terma të shkëmbimeve tregtare, por e ka thelluar ndjeshëm këtë pozicion gjatë këtyre 18 viteve, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Para shpalljes së Pavarësisë, suficiti tregtar i Shqipërisë me Kosovën fiksohej në 4.7 mld lekë, ndërsa në vitin 2025 është ngjitur në 17.5 mld lekë, pra është rritur me 7 herë.
Importet e Shqipërisë me Kosovën në vitin 2025 vlerësohen në gati 16.1 miliardë lekë, ndërkohë eksportet vlerësohen në rreth 33.6 miliardë lekë.
Por, këto shifra nuk janë të zhveshura nga efekti i inflacionit, apo nënçmimi i euros, të cilët kanë qenë të pranishëm gjatë këtyre 18 viteve, sidomos gjatë viteve të fundit. Në rast se analizën mbi shkëmbimet tregtare do ta bënim jo në vlerë, por në volum, atëherë do të vinim re se eksportet drejt Kosovës janë rritur me 480%, ndërsa importet në vendin tonë nga Kosova janë rritur me vetëm 50% në harkun e këtyre 18-të viteve. Duhet theksuar se analiza sipas peshës është e përafërt, pasi nuk ka vlerë për të gjitha produktet. Gjithsesi, edhe në këtë rast vëmë re të njëjtën gjë, atë se Shqipëria i ka thelluar pozitat e “vëllait të madh”.
Nga ana tjetër, Kosova ka qenë investitori kryesor në Shqipëri për vitin 2025. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për të gjithë 9-mujorin, investimet direkte nga Kosova prekën shifrën e 153 milionë eurove, me një rritje prej 139% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për të njetën përiudhë investimet e Shqipërisë në Kosovë vlerësohen në 67 milionë euro. Investimet mes dy vendeve janë rritur ndjeshëm përgjatë 10-të viteve të fundit.
Sa i përket numrit të bizneseve, shifrat e INSTAT tregojnë se deri në fund të vitit 2024 ishin rreth 582 entitete me kapital nga Kosova që ushtrojnë aktivitet ekonomik në Shqipëri.
Një tjetër aspekt ku duhet ta përqëndrojmë analizën e marrëdhënieve mes dy vendeve është edhe turizmi. Sipas të dhënave të INSTAT, vitet e fundit peshën më të madhe të hyrjeve e kanë patur ato nga Kosova. Në vitin 2025 regjistrohen rreth 4.66 milionë hyrje, me një rritje të ndjeshme.
Në vitin 2025, numri i qytetarëve nga Kosova me leje qëndrimi arriti në 6,076 banorë, që përbën rreth 22% të totalit. Krahasuar me vitin 2024, numri i tyre është rritur me 32%.
Ndër të tjera, Shqipëria dhe Kosova kanë një bursë të përbashkët për energjinë elektrike, për konkurrencë më të drejtë dhe çmime të besueshme. Nuk duhet të lemë pa përmendur edhe projektet e rëndësishme infrastrukturore, si Rruga e Kombit që ka afruar më shumë dy vendet. Por, projekti më ambicioz është ai i ndërtimit të një linje hekurudhore me gjatësi rreth 130 km.
Kush përfiton nga falja e taksave dhe tarifave vendore? - Nga detyrimet mbi ndërtesën, truallin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike
Ligji për faljen e detyrimeve i cili ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, çliron bizneset nga taksat, tarifat vendore dhe gjobat e papaguara. Por kush......
Kuvendi i Kosovës përkujton 18-vjetorin e pavarësisë - Osmani: Përulemi përpara atyre që ranë për këtë ditë. Begaj: Realitet i pakthyeshëm
Me një seancë solemne, Kuvendi i Kosovës ka përkujtuar 18 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Një simbolikë e veçantë e kësaj seance ishte vendosja e logos......
Ekspozitë historike e Bankës së Shqipërisë në Prishtinë - “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”
Në ambientet e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në Prishtinë, u çel ekspozita historike e Bankës së Shqipërisë “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe......
Stacionet e karikimit për makinat elektrike - Dy projekte për transportin e pastër, infrastrukturë për karburantet alternative
Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit ka nisur dy projekte të reja rajonale, me synim përshpejtimin e tranzicionit drejt transportit më të......
Forcohen Dollari e Franga – Paundi britanik humbet pikë!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës pas rënies së vazhdueshme që ka pësuar gjatë këtyre ditëve duke u blerë këtë mëngjes me 81 lekë dhe duke u......
Amerikanët po paguajnë tarifat e rritura - Raporti kundërshton argumentin e Trump se taksat paguhen nga të huajt
Amerikanët po përballojnë pothuajse të gjithë rritjen e taksave të importit nga Presidenti Donald Trump, tha Rezerva Federale e Nju Jorkut. Sipas raportit,......
“Vonesa e euros digjitale dëmton Evropën” - Zv/kancelari gjerman, Klingbeil: Është e rëndësishme për sovranitetin e kontinentit
Zëvendëskancelari dhe ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka deklaruar se duhet të avancohet me euron digjitale, pasi vonesat po dëmtojnë......
IA do të përkthejë meshën në 60 gjuhë - Iniciativa e Vatikanit do të nisë javën e ardhshme
Vatikani do të ofrojë përkthime të drejtpërdrejta të Meshës në 60 gjuhë të asistuara nga inteligjenca artificiale, ndërsa Kisha Katolike përqafon dhe i......


