Ku janë 98 zonat me përparësi zhvillimi? - 15 bashki përcaktojnë territoret ku do investohet, 108 mijë hektarë në dispozicion

Një sërë bashkish në Shqipëri kanë shpallur zonat me përparësi zhvillimi, të cilat janë miratuar nga qeveria, në kuadër të zbatimit të “Paketës së Maleve”, duke i hapur dritën jeshile investimeve në këto territore. Në total janë 98 zona të përcaktuara në 15 bashki dhe me një sipërfaqe totale prej 108 mijë hektarë.
Konkretisht ndër njësitë e para të vetëqeverisjes vendore që tashmë e kanë përfunduar këtë proces janë bashkia Belsh, ku janë përcaktuar 5 zona dhe janë 409.6 hektarë në dispozicion për investime. Bashkia Elbasan ka shpallur 4 zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore, me sipërfaqe totale 3591.7 hektarë. Bashkia Përmet dhe Skrapar kanë shpallur vetëm një zonë me përparësi zhvillimi përkatësisht me 200 dhe 258 hektarë.
Ndërkohë shpallja e zonave u pasua nga Bashkia Mat, në të cilën u përcaktuan 3 zona me sipërfaqe 620 ha tokë. Në bashkinë Shijak, janë përcaktuar 20 zona me përparësi zhvillimi me një total prej 302 hektarë në dispozicion për t’u investuar. Në bashkinë Shkodër janë miratuar 5 zona, me një total prej 4420 hektarësh.
Në bashkinë Klos janë 9 zona, 10.356 hektarë territor dhe në bashkinë e Vaut të Dejës janë 6 zona zhvillimore me sipërfaqe 9565 hektarë,
Në Bashkisë Dibër do të jenë 16 zona në të cilat do të investohet prej 16.620 hektarësh, në bashkinë Memaliaj janë 3 zona prej 8309 hektarësh, në Tepelenë 3 zona prej 32705 hektarë.
Së fundmi qeveria ka miratuar edhe zonat e reja, në bashkinë Krujë, ku janë 5 të tilla me një sipërfaqe totale prej 14.233 hektarësh.
Në territorin e Bashkisë Maliq janë përcaktuar 10 zona ku do të lejohen investimet përmes Paketës së Maleve, me një sipërfaqe totale prej 6260 hektarë.
Po ashtu edhe në bashkinë Vorë janë shpallur 7 zona zhvillimi prej 126 hektarësh.
Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë to me natyrë të të zhvillimit ekonomik; të zhvillimit industrial; dhe të zhvillimit turistik.
Bashkitë kanë pasur afat deri në fund të Tetorit për të përcaktuar zonat me përparësi zhvillimi të cilat, pas filtrit, do të shpallen me vendim qeverie për ti dhënë më tej akses investimeve dhe zhvillimit të tyre. 500 fituesit e parë të projekteve të investimit në këto zona do të përjashtohen nga taksat për 10 vite.
Aplikimi i kësaj pakete pritet t’i japë hov zhvillimit ekonomik dhe punësimit në zonat malore dhe rurale në të gjithë Shqipërinë.
Mineralet dhe fasoneria, “kundër” eksporteve/ Tregtia e jashtme e nisi vitin 2026 me rënie edhe për importet
Tregtia e jashtme e ka nisur vitin 2026 me rënie tregojnë të dhënat më të fudnit nga INSTAT. Sipas publikimit, në janar eksportet e mallrave arritën vlerën......
Kryeministri Edi Rama prezanton Drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar drejtuesin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa. Ndër të tjera, kreu i......
“Vonesa e euros digjitale dëmton Evropën” - Zv/kancelari gjerman, Klingbeil: Është e rëndësishme për sovranitetin e kontinentit
Zëvendëskancelari dhe ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, ka deklaruar se duhet të avancohet me euron digjitale, pasi vonesat po dëmtojnë......
Sa vizitorë preferuan hotelet vitin e kaluar? Rajoni verior rrit ndjeshëm numrin e vizitorëve në dhjetor
Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar së fundmi të dhënat zyrtare mbi ecurinë e strukturave akomoduese në vend, si për muajin dhjetor, ashtu edhe......
Ibrahimaj: AKSHI shtylla kryesore e qeverisjes elektronike dhe inovacionit në shërbim të qytetarëve
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, prezantuan drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë......
Vëllazëria Shqipëri-Kosovë, sa jemi forcuar? Nga simbolika, te shifrat. 18-të vite thellim ekonomik mes dy vendeve
Kosova shënon sot 180-të vite pavarësi, ndërsa marrëdhënia me Shqipërinë ka kaluar nga simbolika politike në një partneritet të konsoliduar ekonomik. Nga......
Kush përfiton nga falja e taksave dhe tarifave vendore? - Nga detyrimet mbi ndërtesën, truallin dhe shfrytëzimin e hapësirave publike
Ligji për faljen e detyrimeve i cili ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti, çliron bizneset nga taksat, tarifat vendore dhe gjobat e papaguara. Por kush......
Kuvendi i Kosovës përkujton 18-vjetorin e pavarësisë - Osmani: Përulemi përpara atyre që ranë për këtë ditë. Begaj: Realitet i pakthyeshëm
Me një seancë solemne, Kuvendi i Kosovës ka përkujtuar 18 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Një simbolikë e veçantë e kësaj seance ishte vendosja e logos......


