Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetaren, Albulena Haxhiu, por pa nënkryetarët nuk konstituohet

Pas më shumë se një muaj që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetaren, Albulena Haxhiu, por jo edhe nënkryetarët e Kuvendit. Në këtë mënyrë Kuvendi akoma nuk konsiderohet i konstituuar pa u zgjedhur të gjitha strukturat e tij udhëheqëse.
Moskonstituimi i Kuvendit ndodhi për shkak se partitë politike nuk ranë dakord për mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit dhe mospajtimet ishin për emrat, të votohen në paketë, apo të votohen një nga një.
Reagime kishte edhe për propozimin e Listës Srpska, e cila e propozoi nënkryetarin e vet "në emër të popullit serb”. Kjo deklaratë ngjalli reagime nga partitë shqiptare dhe nga kryetarja e Kuvendit, e cila tha se propozimi nga Lista Srpska është i papranueshëm dhe antikushtetues, dhe kërkoi që kjo parti ta tërhiqte këtë deklaratë.
Për këtë shkak si dhe meqë për mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarëve nuk kishte dakordim, vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit u shty për fund të kësaj jave, ditën e premte.
Konstituimi i Kuvendit të Kosovës pritet t'i hapë rrugë formimit të qeverisë së re dhe zgjedhjes së Presidentit, ndonëse për këtë të fundit akoma nuk është e qartë sesi do të procedohet.
Kryetare e Kuvendit u zgjodh Albulena Haxhiu, e cila vazhdon të jetë edhe ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës.Fotografi: Kosovo official publications for medi
Me 62 vota për, 16 kundër dhe 13 abstenime, kryetare e Kuvendit u zgjodh Albulena Haxhiu, e cila njëkohësisht vazhdon të jetë edhe ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës.
Partia politike Aleanca i bojkotoi punimet e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se konstituimi po bëhet duke shkelur kushtetutën.
Edhe për Partinë Demokratike të Kosovës procedura për konstituimin e Kuvendit po bëhet duke shkelur kushtetutën, pasi sipas tyre konstituimi sikurse e parashikon Kushtetuta, duhej të përfundonte qysh më 07.08. Megjithatë ata thanë se prania e tyre në sallë në seancën e sotme lidhet me datën 16 shtator, kur pritet të shpallet aktgjykimi nga Gjykata Speciale për ish-krerët e UÇK-së, të cilët akuzohen për krime lufte.
Zyrtarët e PDK-së thanë se pas datës 16 shtator ata do të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese, për kushtetutshmërinë e situatës rreth konstituimit të Kuvendit.
Ndonëse Kuvendi i Kosovës akoma nuk cilësohet i konstituuar, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha më herët se konstituimi i Kuvendit nuk i shmang zgjedhjet e reja në Kosovë.
"Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja, nëse nuk e zgjedhim edhe Presidentin. E për ta zgjedhur presidentin, ose presidenten, neve na duhet që t'i kemi dy të tretat, që kuorumi të jetë i pranishëm në Kuvend”, tha Kurti.
Më herët kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte arritur një marrëveshje me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, për një emër konsensual për President. Por gjashtë deputetë të LDK-së vazhdojnë të jenë kundër kandidaturës së ish-gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu, për President, dhe kjo tani e bën të pamundur arritjen e 80 votave për ta zgjedhur President.
Legalizations, new rules - 90 days deadline for possessors, accelerated procedures and conflict resolution
The government is proposing amendments to the law on the completion of transitional ownership processes. Through a draft law issued for public consultation,......
Gas is flying, Europe on alert - Prices reach highest levels since 2023. IEA calls for strategic reserves
Natural gas prices in Europe have hit their highest level since the beginning of 2023, exceeding 79 euros per megawatt-hour. The increase comes at a time......
PISA on alert, student results in Europe fall - OECD: Math and reading at the lowest level in a decade
The results of the international PISA test show a sharp decline in the skills of 15-year-old students in mathematics and reading. The latest OECD report......
“Ekonomia, ecuri pozitive” - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Sejko takon delegacionin e Bankës Botërore
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në takim një delegacion të Bankës Botërore. Guvernatori Sejko theksoi se ekonomia shqiptare ka vijuar......
Social dialogue in Albania - Manjani: We are preparing to function as Europeans
Social dialogue and European standards in the field of employment were the focus of a two-day workshop, where Albania and North Macedonia discussed the......
Student Loan - Subsidy from the state, the scheme covers fees and living costs
Students who are unable to afford university fees or living expenses with their family income will again have the opportunity to finance them through student......
Properties without fire protection - AFSA: Albanians' interest remains low despite increased risk
Despite the fact that from year to year, Albania is being engulfed by a heat wave that brings about the outbreak of numerous fires, which often endanger the......
Law for “Made in Albania”? - Musabelliu: Draft ready, mechanisms to promote exports
Albanian products and services are expected to have a special legal framework. The Ministry of Economy and Innovation is working on drafting the "Made in......


