Mbi 5.7 milionë italianë, në varfëri absolute - Të huajt dhe fëmijët, më të prekurit nga kushtet e vështira ekonomike
Sipas të dhënave të publikuara nga Istat, në vitin 2024, rreth 2.2 milionë familje në Itali ndodheshin në kushtet e varfërisë absolute, që përfaqëson 8.4% të familjeve rezidente. Kjo përkthehet në 5.7 milionë individë (ose 9.8% e popullsisë), një përqindje që mbetet e qëndrueshme krahasuar me vitin 2023, kur ishte 8.4% për familjet dhe 9.7% për individët.
Situata është veçanërisht e rëndë për familjet me të huaj: 30.4% e tyre janë në varfëri absolute, përqindje që rritet në 35.2% për ato që përbëhen vetëm nga të huaj. Ndërkohë, përqindja tkurret në 6.2% për familjet vetëm me shtetas italianë.
Edhe varfëria relative, që ndikon mbi standardin e jetesës pa përjashtuar mundësinë për mbijetesë bazë, mbetet e qëndrueshme në 10.9%, duke prekur më shumë se 2.8 milionë familje. Ndër individët, kjo shifër ka pësuar një rritje të lehtë, duke u ngjitur në 14.9% (nga 14.5% në 2023).
Në vitin 2024, mbi 1 milion e 283 mijë fëmijë janë prekur nga varfëria absolute (13.8% e fëmijëve rezidentë). Ky tregues varion nga 12.1% në Italinë Qendrore, deri në 16.4% në Jug. Vlerat mbeten në nivelin më të lartë që nga viti 2014.
Vështirësitë ekonomike ndihen sidomos në familjet me fëmijë, ku rreth 734 mijë prej tyre jetojnë në varfëri absolute (12.3%). Edhe në çiftet me fëmijë të mitur, varfëria rritet në varësi të numrit të tyre: 7.3% me një fëmijë, 10.6% me dy dhe 20.7% me tre ose më shumë.
Sipas Istat, varfëria absolute mbetet më e përhapur në Jugun e Italisë, ku prek mbi 886 mijë familje, apo 10.5% të totalit në atë rajon. Ndërkohë, Italia Qendrore regjistron përqindjen më të ulët, me 349 mijë familje, që përbëjnë 6.5% të rajonit.

ARRSH shpall planin e ri të menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë–Durrës/ Bllokim i qarkullimit gjatë natës nga ora 23:00 deri në 06:00
Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim me Policinë e Shtetit ka vendosur të ndryshojë planin e menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë - Durrës, për të......

Ministri Salla takon zyrtaren e KE: Modernizimi i bujqësisë prioritet për anëtarësimin në BE
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Andis Salla priti sot në një takim pune drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për......

Raportimi në Parlament, Dumani: Na duhet portofol dixhital, kemi sekuestruar 11 mln euro kriptomonedha
Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 11 milionë euro kriptomonedha gjatë vitit 2024. Shifra u përmend nga kreu i SPAK Altin Dumani gjatë raportimit në......

Mijëra vizitorë i bashkohen festës së 20 vjetorit të QTU!
QTU ka ngritur siparin e festimeve për 20-vjetorin e saj me një fundjavë plot energji, surpriza dhe ulje spektakolare deri në 70%. Për tri ditë me radhë,......

471 milionë euro suficit në arkën e shtetit - Rriten të ardhurat, tatimi mbi pagat dhe konsumi, ndikim kryesor
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 562.5 miliardë lekë në 9 muajt e parë të vitit, apo afro, 33.6 miliardë lekë ose 336 milionë euro më shumë se një vit më......

Nga kamarieri, të juristi, tregu ka nevojë për punonjës! - AKPA, në dy javë liston 1143 vende të lira pune
Në të gjithë Shqipërinë janë aktualisht të listuara 6916 vende të lira pune, sipas të dhënave të fundit nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.......

“Novatorët, kapital strategjik njerëzor për vendin” - Rama, në Hackathon: Për ju që keni ide, do të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë
Qeveria shqiptare do të ofrojë më tepër mbështetje për të gjithë të rinjtë që kanë një ide inovatore. Së fundmi, u hap një thirrje për ata që kishin një ide......

Shqipëria afrohet me mesataren europiane/ Shkalla e punësimit 74.1% në 2024 kundrejt 75.8% në BE
Vit pas viti, tregu i punës në Shqipëri po shënon përmirësime të qëndrueshme, sipas statistikave zyrtare. Analiza e “Scan Intel” për grupmoshën 20-64 vjeç......