Europa Postuar më 6 Janar 2025, 11:50

Italia, 1.5 mld euro për sigurinë e telekomunikimit - Qeveria, pranë marrëveshjes me SpaceX për të siguruar këto shërbime

Nga Kristi Ceta

Italia, 1.5 mld euro për sigurinë e telekomunikimit - Qeveria,

Italia është në bisedime të avancuara me SpaceX të Elon Musk për një marrëveshje që do të realizojë telekomunikime të sigurta për qeverinë e vendit. Ky do të jetë projekti më i madh i këtij lloji në Evropë.

Diskutimet janë duke vazhduar dhe një marrëveshje përfundimtare për kontratën pesëvjeçare nuk është arritur, thanë burimet. Projekti është miratuar nga Shërbimet e Inteligjencës të Italisë si dhe Ministria e Mbrojtjes në vend.

Negociatat, të cilat kishin ngecur kohët e fundit, u duk se avancuan pasi kryeministrja italiane Giorgia Meloni vizitoi Presidentin e zgjedhur Donald Trump në Florida.

Zyrtarët italianë kanë negociuar për një marrëveshje prej 1.5 miliardë eurosh, që synon furnizimin e Italisë me një gamë të plotë të enkriptimit të nivelit të lartë për shërbimet telefonike dhe të internetit të përdorura nga qeveria. Plani përfshin gjithashtu shërbimet e komunikimit për ushtrinë italiane në zonën e Mesdheut, si dhe shtrirjen e shërbimeve satelitore për emergjenca si sulme terroriste ose fatkeqësi natyrore.

Marrëveshja e mundshme ka qenë në shqyrtim që nga mesi i vitit 2023, edhe pse është kundërshtuar nga disa zyrtarë italianë të shqetësuar për mënyrën sesi shërbimet mund të dëmtojnë transportuesit vendas.

Vetëm në vitin 2024, SpaceX e Musk ka shtuar më shumë se 20 shtete në shërbimin e saj të internetit satelitor Starlink. Tani u shërben më shumë se 4 milionë njerëzve në mbi 100 vende dhe territore, duke larguar operatorët e vjetër të telekomunikimit dhe duke tejkaluar sfidat e reja nga Amazon.com Inc. dhe rivalët si Kina.

SpaceX ofron shërbimin Starlink për aplikacione komerciale, duke filluar nga shërbimi i internetit në banesa e deri te transporti detar dhe linjat ajrore, dhe po zhvillon gjithashtu një produkt të quajtur Starshield me qëllime mbrojtëse.

Italia është një nga tregjet më konkurruese në botë për operatorët telefonikë, të cilët kanë vite që po luftojnë me tkurrjen e fitimeve. Industria vendase po përballet me një raund të ri shkrirjesh, si dhe asgjësimin e aseteve multi-miliarderë.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 6 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 94 lekë dhe shitet me 95.2  lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane duket se ka rikuperuar pikë këtë të hënë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat