Toka vullkanike që zëvendëson ujin - Zgjidhja e Jordanisë, që është vendi i dytë në botë për mungesën e ujit
Në rajonin Mafraq të Jordanisë, që ndodhet në veri të kryeqytetit Aman, punëtorët dhe makineritë përpunuan shkëmbinj vullkanikë, duke i shtypur ato në rërë, një material kyç i përdorur në prodhimin e tokës vullkanike që ndihmon në luftimin e mungesës së ujit dhe shkretëtirëzimit.
Inxhinieri i minierave Ibrahim al-Manaseer tha se mineralet e nxjerra nga këta shkëmbinj ndryshojnë nga një vend në tjetrin. "Ka zeolit, si ai që kemi në minierë këtu. Ka shtuf zeolitike në një nga minierat e tjera që kemi. Ka bazalt dhe pozolanë. Të gjithë janë shkëmbinj vullkanikë që janë formuar mijëra vjet më parë", tha ai.
Shkëmbinjtë vullkanikë gjenden kryesisht në veri të Jordanisë, sipas faqes së internetit të ministrisë jordaneze të energjisë dhe burimeve minerale.
Me prejardhje nga këta shkëmbinj, toka vullkanike është prezantuar si një alternativë organike ndaj tokave tradicionale nga grupi jordanez Watad, i themeluar në vitin 2019.
Shefi ekzekutiv i saj Mohannad al-Manaseer tha se toka vullkanike është zgjidhja ideale për problemin e ujit dhe ka avantazhin e të qënit rezistent ndaj barërave të këqija. Ndërsa, inxhinierja bujqësore Hadeel, theksoi se kjo tokë redukton konsumin e ujit me 60% dhe përdorimin e plehrave me 80%.
Al-Manaseer tha gjithashtu se grupi prodhon një milion ton tokë vullkanike në vit, por "ka potencialin ta rrisë atë në dhjetëra milionë për shkak të rezervës së lartë në miniera dhe kapacitetit prodhues".
"Ambicia jonë sot është që në të gjitha tregjet globale ky produkt të jetë një alternativë ndaj plehrave të sotëm, që janë të gjithë produkte të përkohshëm dhe jo të qëndrueshëm", tha ai.
Sipas UNICEF, Jordania renditet si vendi i dytë në botë me ujë të pamjaftueshëm, me burime ujore të rinovueshme vjetore që arrijnë në më pak se 100 metra kub për person, shumë më poshtë kufirit të mungesës së ujit prej 500 metra kub për person.
Mendimi juaj

Kush nuk paguan taksat, i bllokohet makina - Tatimet, apel bizneseve: Shlyeni në kohë detyrimet!
Tatimpaguesit që nuk paguajnë në kohë detyrimet e tyre, rrezikojnë bllokim të automjeteve personale apo të biznesit. Administrata Tatimore ka nënshkruar një......

Janar-Prill, 32.8% e mjeteve të reja janë elektrike - DPSHTRR: Flota e mjeteve green u rrit me 56%
Mjetet green vijojnë të rrisin dominimin e tyre në qarkullimin rrugor në Shqipëri. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, për......

‘Jo më viza për studentët e huaj në SHBA’ - Administrata Trump ndalon aplikimet dhe intervistat në ambasada!
Administrata e Presidentit Donald Trump ka urdhëruar misionet e saj jashtë vendit të ndalojnë caktimin e takimeve të reja për aplikantët për viza studentore......

Tarifat e Trump largojnë turistët nga SHBA - Amerikanët zgjedhin pushimet vendase!
Pushuesit në vendet e goditura më rëndë nga tarifat tregtare të Donald Trump po e heqin SHBA-në nga lista e tyre për udhëtime jashtë vendit, sipas të dhënave......

“Thesari Bitcoin”? Trump synon rezervën e kriptovalutës me një investim prej 2.3 miliardë euro!
Rreth 50 investitorë institucionalë do të investojnë 1.5 miliardë dollarë (rreth 1.38 miliardë euro) në vendosjen private për aksione të zakonshme në kompani......

Rikuperojnë Dollari dhe Franga – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke rikuperuar pikë nga rënia e vazhdueshme që ka pësuar prej disa ditësh tashmë......

Rruga Qukës-Qafë Plloçë - Balluku: Hapet për qarkullimin brenda verës
Në kantierin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë po punohet me ritme të shtuara për të finalizuar këtë projekt të shumëpritur. Problemet e trashëguara me këtë......

Zgjedhjet e 11 majit - Reagon për herë të parë Ambasada amerikane, uron qytetarët
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një positmi në rrjetet sociale, ambasada uron......