40% e të rinjve përdorin IA çdo ditë/ Studimi i UNICEF: Vetëm 13% janë të trajnuar, 30% kërkojnë më shumë njohuri

Inteligjenca artificiale po bëhet pjesë integrale e përditshmërisë, veçanërisht tek të rinjtë, por përdorimi i saj po ecën më shpejt se edukimi për mënyrën se si duhet përdorur.
Sipas një konsultimi të UNICEF me të rinjtë përmes platformës U-Report, rreth 40% e të anketuarve deklarojnë se përdorin mjete të inteligjencës artificiale çdo ditë, ndërsa 26% i përdorin dy deri në tre herë në javë.
Megjithatë, vetëm 13% thonë se kanë marrë trajnim të mirëfilltë për përdorimin e IA-së. Rreth 30% e të rinjve shprehen se kanë nevojë për më shumë njohuri dhe trajnim në këtë fushë. Përdorimi i inteligjencës artificiale lidhet kryesisht me kërkimin e informacionit, përgatitjen e materialeve dhe procesin e të nxënit. Por përhapja e shpejtë e këtyre mjeteve ngre edhe pikëpyetje për mënyrën se si shkolla duhet t'i përshtatet një realiteti ku nxënësit përdorin teknologjinë përpara se të marrin udhëzime të strukturuara për të. Çështjet lidhen jo vetëm me kopjimin e detyrave, por edhe me aftësinë e nxënësve për të verifikuar informacionin e gjeneruar nga IA, për të dalluar burimet e besueshme dhe për të ruajtur mendimin kritik dhe aftësitë e tyre krijuese.
Ndërkohë, përdorimi i inteligjencës artificiale ka nisur të hyjë edhe në mënyrë të organizuar në sistemin arsimor. Platforma EDUTEN, e cila përdor teknologjinë për të përshtatur ushtrimet e matematikës sipas nivelit dhe progresit të nxënësve, është futur në 30 shkolla fillore.
Të dhënat hapin kështu një debat të ri për arsimin, ku nëse inteligjenca artificiale është pjesë e rutinës së nxënësve, sfida për shkollën nuk është më nëse duhet lejuar përdorimi i saj, por si t'u mësojë të rinjve ta përdorin në mënyrë të dobishme, të sigurt dhe pa zëvendësuar procesin e të menduarit.
Sa kushton pensioni në botë? Shqipëria ndër alternativat më të përballueshme
Për amerikanët që mendojnë të kalojnë vitet e pensionit jashtë vendit, zgjedhja e destinacionit mund të bëjë një diferencë prej qindra mijëra dollarësh.......
Po krijohen kampet e inteligjecës artificiale/ SHBA: Partnerët të zgjedhin mes nesh dhe Kinës
SHBA-të po përgatiten t'u thonë dhjetëra vendeve se duhet të zgjedhin anë në garën e inteligjencës artificiale mes tyre dhe Kinës, duke paralajmëruar se ato......
Ngushtica e Hormuzit, Irani sfidon Trump/ Presidenti: Amerikanët të pranojnë çmimet e larta të karburantit
Irani u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të pranojë humbjen, ndërsa Presidenti Donald Trump e cilësoi Teheranin si "shumë të lig" dhe u tha amerikanëve të......
Francë, Gjykata ndalon kufizimet e mediave sociale/ Rrëzohet projektligji për aksesin e personave nën 15 vjeç
Gjykata e Lartë e Francës bllokoi të premten një projektligj që ndalonte aksesin në mediat sociale për personat nën 15 vjeç, duke thënë se ai shkelte lirinë......
Punimet në Kashar përfundojnë para afatit, rikthehet qarkullimi normal në aksin Tiranë-Durrës
Punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar kanë përfunduar më herët se parashikimi, duke i hapur rrugë vijimit normal të......
78 milionë euro detyrime të prapambetura/ 6 mujori/Si ndahet borxhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve
Gjysma e parë e vitit 2026 është mbyllur me një stok detyrimesh të prapambetura ndaj qytetareve dhe bizneseve në vlerën e 7.8 miliardë lekëve apo afro 78......
ALPEX, 245 mln euro faturime në 7 muaj - Volumet e energjisë për Ditën në Avancë arrijnë në 1.68 mln mWh
Rreth 1.68 mln mWh energji elektrike janë tregtuar në tregun e ditës nw avancë të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, gjatë periudhës......
MM: 11 vatra aktive zjarri nga 29 të raportuar, 4 nën kontroll
Ministria e Mbrojtjes informoi se, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 29 vatra zjarri nga të cilat 11 vatra aktive, 3 janë nën monitorim dhe 4 nën......

