Sa kushton pensioni në botë? Shqipëria ndër alternativat më të përballueshme

Për amerikanët që mendojnë të kalojnë vitet e pensionit jashtë vendit, zgjedhja e destinacionit mund të bëjë një diferencë prej qindra mijëra dollarësh. Sipas një analize të Visual Capitalist, bazuar në të dhënat e NetCredit dhe Numbeo, kostoja e një pensioni të rehatshëm ndryshon në mënyrë të konsiderueshme nga një shtet në tjetrin.
Përllogaritja bazohet në një periudhë pensioni prej 14 vitesh e 8 muajsh, duke marrë në konsideratë moshën mesatare të daljes në pension dhe jetëgjatësinë në SHBA. Shifrat janë orientuese dhe nuk përfshijnë taksat dhe kostot e kujdesit shëndetësor.
Diferenca me Shtetet e Bashkuara është edhe më e dukshme. Në SHBA, kostoja e një pensioni të rehatshëm për periudhën e marrë në analizë arrin në rreth 738 mijë dollarë, ndërsa në Shqipëri është rreth 388 mijë dollarë.
Kjo do të thotë se një amerikan do të kishte nevojë për rreth 350 mijë dollarë më pak për të financuar të njëjtën periudhë pensioni në Shqipëri, sipas këtij modeli.
Shqipëria gjithashtu del më e përballueshme se disa prej destinacioneve më të njohura europiane. Greqia vlerësohet me rreth 406 mijë dollarë, ndërsa Portugalia dhe Spanja me rreth 478 mijë dollarë secila.
Në Europë, diferencat janë të mëdha. Kostoja e vlerësuar shkon nga rreth 267 mijë dollarë në Bjellorusi deri në 893 mijë dollarë në Islandë.
Ndër vendet më të shtrenjta janë Zvicra me 859 mijë dollarë, Luksemburgu me 794 mijë, Irlanda me 702 mijë, Mbretëria e Bashkuar me 627 mijë dhe Danimarka me 625 mijë dollarë.Në Europën Jugore dhe Lindore, kursimet mund të zgjasin më shumë. Mali i Zi vlerësohet me 395 mijë dollarë, Shqipëria me 388 mijë, ndërsa Rumania me 335 mijë dollarë.
Në skajin tjetër të renditjes globale, Pakistani është vendi me koston më të ulët të vlerësuar, me rreth 187 mijë dollarë, i ndjekur nga India me 189 mijë, Bangladeshi me 190 mijë dhe Egjipti me 190 mijë dollarë.
Edhe disa ekonomi të mëdha botërore qëndrojnë nën 300 mijë dollarë:Brazili me 268 mijë dollarë, Kina me 279 mijë, Kolumbia me 279 mijë, Rusia me 281 mijë, Malajzia me 292 mijë dhe Vietnami me 295 mijë dollarë.
Në total, diferenca mes vendeve më të shtrenjta dhe më të lira kalon 700 mijë dollarë, duke treguar se sa shumë ndikon kostoja lokale e jetesës në fuqinë blerëse të kursimeve të pensionit.Megjithatë, Visual Capitalist thekson se këto shifra janë vlerësime orientuese dhe nuk përfaqësojnë një objektiv individual pensioni. Kostot e kujdesit shëndetësor, taksat, sigurimet dhe standardi i zgjedhur i jetesës mund ta ndryshojnë ndjeshëm shumën që do të nevojitej në realitet.

Po krijohen kampet e inteligjecës artificiale/ SHBA: Partnerët të zgjedhin mes nesh dhe Kinës
SHBA-të po përgatiten t'u thonë dhjetëra vendeve se duhet të zgjedhin anë në garën e inteligjencës artificiale mes tyre dhe Kinës, duke paralajmëruar se ato......
Ngushtica e Hormuzit, Irani sfidon Trump/ Presidenti: Amerikanët të pranojnë çmimet e larta të karburantit
Irani u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të pranojë humbjen, ndërsa Presidenti Donald Trump e cilësoi Teheranin si "shumë të lig" dhe u tha amerikanëve të......
Francë, Gjykata ndalon kufizimet e mediave sociale/ Rrëzohet projektligji për aksesin e personave nën 15 vjeç
Gjykata e Lartë e Francës bllokoi të premten një projektligj që ndalonte aksesin në mediat sociale për personat nën 15 vjeç, duke thënë se ai shkelte lirinë......
Punimet në Kashar përfundojnë para afatit, rikthehet qarkullimi normal në aksin Tiranë-Durrës
Punimet për montimin e trarëve metalikë të mbikalimit të ri në Kashar kanë përfunduar më herët se parashikimi, duke i hapur rrugë vijimit normal të......
78 milionë euro detyrime të prapambetura/ 6 mujori/Si ndahet borxhi ndaj qytetarëve dhe bizneseve
Gjysma e parë e vitit 2026 është mbyllur me një stok detyrimesh të prapambetura ndaj qytetareve dhe bizneseve në vlerën e 7.8 miliardë lekëve apo afro 78......
ALPEX, 245 mln euro faturime në 7 muaj - Volumet e energjisë për Ditën në Avancë arrijnë në 1.68 mln mWh
Rreth 1.68 mln mWh energji elektrike janë tregtuar në tregun e ditës nw avancë të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX, gjatë periudhës......
MM: 11 vatra aktive zjarri nga 29 të raportuar, 4 nën kontroll
Ministria e Mbrojtjes informoi se, gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 29 vatra zjarri nga të cilat 11 vatra aktive, 3 janë nën monitorim dhe 4 nën......
Kafeja “zien” në Qershor/ Rekord historik i importeve si në sasi, ashtu edhe në vlerë
Importi i kafesë në Shqipëri ka shënuar një rekord të ri në qershor, si në sasi, ashtu edhe në vlerë. Të dhënat tregojnë se gjatë muajit u importuan 1.6......

