Ekspozita e dritareve të dyqaneve në New York - Zbukurime të detajuara dhe shumë drita për festat

Dyqanet e New York-ut po hyjnë në atmosferën e festave me dekorime të detajuara të dritareve për të tërhequr dhe kënaqur vizitorët. Pronarët dhe menaxherët e bizneseve shprehen se profesionalisht, njihen si tregtarë vizualë, por preferojnë ta mendojnë veten si ‘njerëz të shfaqjeve’.
Për 150 vjet, dyqani luksoz Bergdorf Goodman, ka krijuar dritare të festive në mënyrë mjeshtërore. Këtë vit, një ekip prej 100 personash punoi për 12 muaj për të krijuar temën “A nuk është e shkëlqyer?”. Sipas tyre kjo hap shumë mundësi vizualisht. Mund të ketë drita të ndritshme, dekorime të ndritshme, materiale të ndritshme, ide të ndritshme, horizonte të ndritshme, sepse dritaret supozohet të jenë vërtet shumë emocionuese.
Çdo vit, dyqani synon të befasojë vizitorët dhe të përhapë një delir festash. Dritaret dikur ishin kryesisht për këmbësorët. Në ditët e sotme dritaret janë fotografuar dhe shihen në internet në të gjithë botën.
Saks dhe Dior u bashkuan për një ekspozitë luksoze të titulluar ‘Karuseli i ëndrrave të Dior në Saks’. Aktorja dhe ambasadorja e markës Jennifer Lawrence ndihmoi në zbulimin e dritareve me kërcimtarë, një shfaqje me drita dhe fishekzjarre. Dritaret shfaqin skena historike nga Nju Jorku dhe Parisi.
Bloomingdale's po feston publikimin e filmit "Wonka" me një ekran që përmban një shatërvan çokollate dhe lëvizje trapezi për vitin e tij të 92-të. Dhe Macy's vazhdoi me dritaret e saj interaktive, duke i ftuar vizitorët të këndojnë dhe të bëjnë fotografi në dritare të ndryshme. Tema e dyqanit këtë vit është "Dhuro dashuri" me drerin Tiptoe që mbetet personazhi kryesor.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BE, reformim i tregut të energjisë elektrike - Arrihet marrëveshja për inkurajimin e investimeve në energjinë e gjelbër
Vendet anëtare dhe eurodeputetët arritën një marrëveshje për reformën e tregut të energjisë elektrike të BE-së që synon inkurajimin e investimeve në energjinë......

E drejta e autorit, sportel unik për mbledhjen e shpërblimeve - Udhëzimi/ Agjencitë e administrimit kolektiv nuk do mbledhin më individualisht pagesat
Shpërblimet e “prodhuara” nga të drejtat e autorit do të mblidhen nga një Sportel Unik, i cili do jetë përgjegjës për mbledhjen e tarifave të shpërblimit, në......

Populli në varfëri, udhëheqësi në luks! - Lideri koreanoverior, Kim Jong Un, përdor makinat e shtrenjta Mercedes
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka përdorur të paktën katër nga makinat e tij të reja javët e fundit, të gjitha luksoze, të gjitha të importuara.......

Vendi që i gëzohet inflacionit - Japonia kërkon shpëtimin nga deflacioni
Ekonomitë perëndimore mund të jenë në vuajtje se si të zbusin inflacionin, por një nga vendet më të zhvilluara në planet është i lumtur që e ka atë. Për......

FED nuk ndryshon normat e interesit - Aktualisht, në nivelin më të lartë të 22 viteve të fundit
Duke shënuar një kthesë të madhe, Rezerva Federale sinjalizoi se fushata e saj e rritjes së normave kundër inflacionit ka të ngjarë të përfundojë. FED mbajti......

Në ankand monedhat me dinosaurë - Hera e parë në Britani, që ekzemplarët shfaqen në një monedhë 50 pens
Prodhuesi britanik i monedhave, ‘The Royal Mint’, në partneritet me Muzeun e Historisë Natyrore të Mbretërisë së Bashkuar, zbuloi një seri të re monedhash të......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan është blerë sot me 93.4 lekë dhe është shitur me 95.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal krahasuar me një ditë më parë duke humbur sërish......

Ndërtime brenda zonave të mbrojtura - Kuvendi nis shqyrtimin e projektligjit, ministria: Duhet gjetur një ekuilibër i ri
Komisioni i Veprimtarive Pordhuese ka nisur shqyrtimin e projektligjit të 12 deputetëve të Partisë Socialiste për ndryshime në ligjin “Për zonat e mbrojtura”,......