Europa Postuar më 14 Dhjetor 2023, 12:32

BE, reformim i tregut të energjisë elektrike - Arrihet marrëveshja për inkurajimin e investimeve në energjinë e gjelbër

Nga SCAN TV
BE, reformim i tregut të energjisë elektrike - Arrihet

Vendet anëtare dhe eurodeputetët arritën një marrëveshje për reformën e tregut të energjisë elektrike të BE-së që synon inkurajimin e investimeve në energjinë pa karbon - përfshirë atë bërthamore - dhe reduktimin e faturave të konsumatorëve.

Lajmi u konfirmua nga një deklaratë për shtyp e këshillit europian. Në deklaratë saktësohet se marrëveshja, e arritur pas një nate negociatash të vështira, synon t'i bëjë çmimet e energjisë elektrike më pak të varura nga paqëndrueshmëria e çmimeve të karburanteve fosile, të mbrojë konsumatorët nga rritja e çmimeve, të përshpejtojë përhapjen e energjisë së rinovueshme dhe të përmirësojë mbrojtjen e konsumatorëve.

Sipas ministres spanjolle të energjisë, vendi i së cilës mban presidencën e rradhës së BE-së, kjo marrëveshje është një lajm i shkëlqyer, pasi do të ndihmojë në reduktimin varësisë e BE-së nga gazi rus dhe promovimin e energjisë që nuk lidhet me lëndët djegëse fosile për të reduktuar emetimet e gazit serrë. Ribera shtoi se reforma do të bëjë të mundur stabilizimin e tregjeve në terma afatgjatë, përshpejtimin e shpërndarjes së burimeve të rinovueshme të energjisë, ofrimin e energjisë elektrike me çmime më të arritshme për qytetarët e BE-së dhe përmirësimin e konkurrencës industriale.

Tregu i energjisë elektrike i BE-së, bazuar në marrëveshjen e arritur, do të hapet kështu ndaj kontratave afatgjata të blerjes për burimet e rinovueshme dhe kontratat për diferencë si standarde për ndërhyrjen publike për të mbështetur investimet në impiante të reja me erë dhe diellore, gjeotermale, hidroelektrike dhe bërthamore.  Shtetet do të kenë gjithashtu mundësinë të përdorin marrëveshje afatgjata të blerjes për gjenerimin e ri të rinovueshëm.

Kontratat e dyanshme për diferencën do të funksionojnë me një çmim referencë të rënë dakord midis shteteve dhe furnitorëve. Nëse çmimi i tregut të energjisë elektrike është më i ulët, shteti ia paguan diferencën furnizuesit. Nëse çmimi është më i lartë, është ky i fundit që i paguan shtetit diferencën, me të ardhurat që mund të rishpërndahen, të përdoren për të financuar zbritjet në faturat e qytetarëve, apo në investime për uljen e kostove të energjisë elektrike për klientët e fundit.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 14 Dhjetor

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan është blerë sot me 93.4 lekë dhe është shitur me 95.6 lekë sipas kursit të këmbimit lokal krahasuar me një ditë më parë duke humbur sërish......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat