Shqipëria Postuar më 19 Maj 2022, 14:50

“Dy fonde europiane investimi drejt Shqipërisë” - Mete: I kemi të gjithë komponentët, ligjet, bursën, kanalet bankare, hedge funds

Nga SCAN TV

Zhvillimi i tregjeve të kapitaleve ka mbledhur të enjten aktorët më të rëndësishëm të financave në vend. Ndërsa Shqipëria është lider rajonal sa i përket ligjeve mbi investimet, aktorët financiarë paralajmërojnë një reformë për diversifikimin e sistemit.

Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Ervin Mete tha se tashmë Shqipëria i ka komponentët e nevojshëm duke nisur që nga Bursa e Titujve, te mundësia që ofrojnë bankat e nivelit të dytë që ofrojnë shërbime investimi te klientët, te fondet alternative, hedge funds, si dhe fondet e fondeve.

Ai tha se tashmë dy fonde evropiane po shohin me interes tregun shqiptar.

Deklaratat e kreut të AMF u bënë gjatë konferencës ndërkombëtare “Diversifikimi i sistemit financiar përmes reformave të tregut të kapitaleve” ku morën pjesë aktorët më të rëndësishëm financiarë në vend.

SCAN

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...