Shqipëria Postuar më 19 Maj 2022, 14:46

Barrierat për industrinë e vajit të ullirit - Subashi: Kostot shtesë do të reflektohen në çmime më të larta!

Nga SCAN TV

Industria e vajit të ullirit ka kapacitete të mjaftueshme për t’u rritur nëse të 12 milionë rrënjët e ullinjve do të futeshin në prodhim.

Në një intervistë për SCAN TV, ekspertja e fushës Silvana Subashi, shprehet se aktualisht prodhon vetëm gjysma e ullinjve dhe kjo ndodh për shkak të një sërë faktorësh.

Kriza e çmimeve orientoi konsumatorët drejt këtij produkti, duke e bërë më të kërkuar, çka tregon se edhe vëmendja për zgjerimin e këtij sektori duhet të jetë më e shtuar.

Por cilat janë pengesat e tjera që has industria? Rritja e kostove dhe kryesisht energjia elektrike dhe nafta, pritet të sjellin rritje të çmimit mbi konsumatorët sezonin e ardhshëm. Gjë që mund të sjellë dhe rënie të kërkesës.

Vendi ynë prodhon afro 100 mijë ton ullinj në vit dhe afro 20 mijë ton vaj ulliri.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video