Dollari rikuperon pjesërisht humbjet - Në fokus të investitorëve, politikat monetare të bankave qëndrore
Dollari amerikan është forcuar gjatë sesionit të sotëm, por euro vijon të qëndrojë pranë 1.07 në raport me monedhën e gjelbër. Indeksi që mat ecurinë e dollarit përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare ka fituar rreth 0.2% të vlerës, në rreth 102. Por, në dy sesionet e para të kësaj jave ky indeks ka humbur 1.23%, duke u tërhequr nga niveli më i lartë në 2 dekada, prej 105, të regjistruar më herët gjatë këtij muaji.
Në anën tjetër, jeni japonez ka vijuar forcimin përballë dollarit dhe tregtohet në rreth 126. Euro, ndërkohë, gjeti një mbështetje në sesionit e kaluar nga komentet e shefes së Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, e cila tha se interesat e depozitave në Eurozonë do të rriten në territor pozitiv deri në fund të tremujorit të tretë të vitit. Komentet e Lagarde kanë bërë që analistët të presin një rritje të intereit të depozitave me 50 pikë bazë.
Parashikimet mbi politikat monetare të bankave qëndrore kanë diktuar ecurinë e tregjeve gjatë kësaj jave, ndërsa tregtarët presin më shumë agresivitet nga Rezerva Federale në SHBA, mbi rritjen e interesave. Në tregun e kriptovalutave, duket se bitcoin është stabilizuar pranë 30 mijë dollarëve, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1980 dollarë.
SCAN
Sondazh

Brenti i Londrës rritet në mbi 114 dollarë - Mbështetet nga shqetësimet për furnizimin e tregut dhe nga rritja e kërkesës
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke fituar rreth 1 dollar, pasi të treg janë rritur shqetësimet mbi furnizimin e tregut, në një kohë që......

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi bursat globale po përpiqen t’i rikthehen fitimeve pas shitjeve masive të javës së kaluar.......

Kina ‘zemëron’ Indinë – Nis ndërtimin e një ure në një kufi të diskutueshëm mes dy vendeve!
Kina po ndërton një urë përtej një liqeni në Ladakh në kufirin Himalayan të Kinës me Indinë, një veprim i dënuar nga qeveria indiane, e cila e quajti atë një......

Rriten pagat me 6.6% në vitin 2021/ Edhe papunësia në rënie të lehtë, por tregu i punës vijon me problematika!
Paga mesatare bruto në Shqipëri për një të punësuar me pagë, gjatë vitit 2021, llogaritet në 57,191 lekë. Shifrat e publikimit të “Institutit të Statistikave”......

Rusia tani është e ekspozuar ndaj një dështimi historik të borxhit: Ja çfarë ndodh më pas!
SHBA-ja ka njoftuar se nuk do të zgjasë një përjashtim që lejon Moskën të paguajë borxhin e huaj ndaj investitorëve amerikanë në dollarë amerikanë, duke e......

Zelenskiy: “I gatshëm të bisedoj drejtpërdrejt vetëm me Putin dhe jo ndërmjetës”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se ai ishte i gatshëm të bisedonte vetëm drejtpërdrejt me Vladimir Putin dhe jo përmes ndërmjetësve. Ai shtoi se......

Von der Leyen e BE-së thotë se Rusia po përdor furnizimet ushqimore si armë - "Bashkëpunimi global" është "kundërhelmi ndaj shantazhit rus"
Rusia po përdor furnizimet ushqimore si një armë me pasoja globale, duke vepruar në të njëjtën mënyrë si në sektorin e energjisë, tha presidentja e Komisionit......

Erdogan nuk dëshiron të flasë ‘më kurrë' me Mitsotakis! - Presidenti turk ka ngritur akuza të rënda kundër Greqisë!
Presidenti turk Erdogan ka ngritur akuza të rënda kundër Greqisë. Ai nuk dëshiron "kurrë më" të shkëmbejë asnjë fjalë me kryeministrin grek Mitsotakis. Në një......