Europa Postuar më 25 Maj 2022, 11:39

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale

Nga SCAN TV

Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi bursat globale po përpiqen t’i rikthehen fitimeve pas shitjeve masive të javës së kaluar. Indeksi pan-Europian STOXX 600 po qëndron në rritje me 0.4%. investitorët po e cilësojnë më tepër si një sesion korrektimi, pas humbjeve të një dite më parë.

Ka pasur disa të dhëna pozitive, si indeksi PMI për eurozonën në maj, që rezultoi në 55.8 pikë. Por, megjithatë inflacioni dhe frika për ngadalësimin e ekonomisë globale po mbizotërojnë besimin e tregjeve. Edhe shumica e tregjeve aziatike publikuan fitime, ndërsa kontratat e së ardhmes në Ëall Street po ndryshojnë minimalisht.

Fokusi i investitorëve është edhe te Forumi Ekonomik Botëror i Davosit, ku në fokus të këtij viti është lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, pandemia e Covid-19 dhe inflacioni i lartë. Përsa i përket të dhënave ekonomike, investitorët po presin të dhënat finale mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto në Gjermani për tremujorin e parë të këtij viti.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat