Brenti i Londrës rritet në mbi 114 dollarë - Mbështetet nga shqetësimet për furnizimin e tregut dhe nga rritja e kërkesës
Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke fituar rreth 1 dollar, pasi të treg janë rritur shqetësimet mbi furnizimin e tregut, në një kohë që kërkesa pritet të rimëkëmbet, sidomos në SHBA dhe në Kinë, dy konsumatorët më të mëdhenj të naftës në botë. Nafta Brent e Londrës është rritur në mbi 114 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane është rritur pranë 111 dollarëve për fuçi.
Në këtë mënyrë edhe diferenca mes dy bençmarkëve është zgjeruar edhe më tej, në rreth 3.5 dollarë, në favor të naftës Brent. Furnizimi global me naftë vijon të shtrëngohet, pasi blerësit po shmangin naftën e Rusisë, që është eksportuesi i dytë më i madh në botë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Ministri i Jashtëm francez u shpreh optimist se, ato vende që kundërshtojnë paketën e re të sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë, do të binden së shpejti.
Për të shtuar më tej presionin ndaj Rusisë, një zyrtar i administratës së presidenti amerikan Joe Biden udhëtoi drejt Indisë, për të diskutuar me zyrtarët dhe ekzekutivët e bizneseve në lidhje me sanksionet ndaj Moskës. Referuar të dhënave në SHBA, rezervat e benzinës ranë me 4.2 milionë fuçi gjatë javës së kaluar, sipas Institutit Amerikan të Naftës. Edhe rezervat e karburanteve të distiluara ranë me 949 mijë fuçi, ndërsa të naftës bruto u rritën me 567 mijë fuçi.
SCAN
Sondazh

Tregjet europiane zgjerojnë fitimet - Investitorët, të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pasi bursat globale po përpiqen t’i rikthehen fitimeve pas shitjeve masive të javës së kaluar.......

Kina ‘zemëron’ Indinë – Nis ndërtimin e një ure në një kufi të diskutueshëm mes dy vendeve!
Kina po ndërton një urë përtej një liqeni në Ladakh në kufirin Himalayan të Kinës me Indinë, një veprim i dënuar nga qeveria indiane, e cila e quajti atë një......

Rriten pagat me 6.6% në vitin 2021/ Edhe papunësia në rënie të lehtë, por tregu i punës vijon me problematika!
Paga mesatare bruto në Shqipëri për një të punësuar me pagë, gjatë vitit 2021, llogaritet në 57,191 lekë. Shifrat e publikimit të “Institutit të Statistikave”......

Rusia tani është e ekspozuar ndaj një dështimi historik të borxhit: Ja çfarë ndodh më pas!
SHBA-ja ka njoftuar se nuk do të zgjasë një përjashtim që lejon Moskën të paguajë borxhin e huaj ndaj investitorëve amerikanë në dollarë amerikanë, duke e......

Zelenskiy: “I gatshëm të bisedoj drejtpërdrejt vetëm me Putin dhe jo ndërmjetës”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se ai ishte i gatshëm të bisedonte vetëm drejtpërdrejt me Vladimir Putin dhe jo përmes ndërmjetësve. Ai shtoi se......

Von der Leyen e BE-së thotë se Rusia po përdor furnizimet ushqimore si armë - "Bashkëpunimi global" është "kundërhelmi ndaj shantazhit rus"
Rusia po përdor furnizimet ushqimore si një armë me pasoja globale, duke vepruar në të njëjtën mënyrë si në sektorin e energjisë, tha presidentja e Komisionit......

Erdogan nuk dëshiron të flasë ‘më kurrë' me Mitsotakis! - Presidenti turk ka ngritur akuza të rënda kundër Greqisë!
Presidenti turk Erdogan ka ngritur akuza të rënda kundër Greqisë. Ai nuk dëshiron "kurrë më" të shkëmbejë asnjë fjalë me kryeministrin grek Mitsotakis. Në një......

Politikani pro-rus arrestohet për korrupsion dhe tradhti – Ish-presidenti moldav akuzohet për marrje ryshfeti!
Ish-presidenti moldav, Igor Dodon, akuzohet për marrje ryshfeti. Politikani pro-rus ishte në detyrë nga viti 2016 deri në vitin 2020. Igor Dodon,......