Bota Postuar më 19 Shtator 2022, 10:03

Dollari, pranë nivelin më të lartë në 2 dekada - Investitorët po presin vendimet e bankave qëndrore më të mëdha në botë

Nga SCAN TV
Dollari, pranë nivelin më të lartë në 2 dekada -

Dollari amerikan vijon të qëndrojë rreth 1% poshtë nivelit më të lartë në 2 dekadat e fundit, përballë monedhave kryesore ndërkombëtare, ndërsa investitorët janë në pritje të takimeve të bankave qëndrore më të mëdha në botë, si Rezerva Federale, Banka e Anglisë dhe Banka e Japonisë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, në raport me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po qëndron në rreth 109.6, ndërsa në fillim të shtatorit u rrit në mbi 110, niveli më i lartë që nga mesi i vitit 2002.

Investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale si rrjedhojë e shtrëngimit të politikave monetare nga bankat qëndrore. Aktulisht, tregjet vlerësojnë se Rezerva Federale do të rrisë edhe me 75 pikë bazë normën bazë të interesit, ndërsa ka 19% mundësi që rritja të jetë me 100 pikë bazë.

Në tendencë të kundërt me bankat qëndrore më të mëdha në botë, është vetëm Banka e Japonisë, e cila pritet të vijojë me politikën monetare ultra-lehtësuese, duke u bërë e vetmja bankë qëndrore mes vendeve të zhvilluara që ndjek një politikë të tillë.

Ndërkohë, paundi britanik vijon të qëndrojë në nivelin më të ulët në 37 vitet e fundit përballë dollarit amerikan, në rreth 1.14 dollarë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka vijuar tendencën në rënie dhe po tregtohet në rreth 18 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1290 dollarë.

SCAN

Ndrysho madhesinë
Aa
Modaliteti i errët

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat