Bota Postuar më 19 Shtator 2022, 10:01

Nafta i rikthehet humbjeve - Rënia kufizohet nga shqetësimet e lidhura me kërkesën

Nga SCAN TV
Nafta i rikthehet humbjeve - Rënia kufizohet nga shqetësimet e lidhura

Nafta është kthyer në rënie të lehtë gjatë tregtisë europiane, duke kthyer fitimet e realizuara gjatë sesionit aziatik. Megjithatë humbjet po kufizohen nga dobësimi i dollarit amerikan dhe nga shqetësimet që kanë të bëjnë me furnizimin e tregut pasi në dhjetor pritet të hyjë në fuqi embargoja e plotë e Bashkimit Europian ndaj naftës ruse.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 85 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat, që ranë me më shumë se 1% gjatë javës së kaluar, pritet të diktohen edhe nga vendimet që do të marrin bankat qëndrore mbi politikat monetare. Në Kinë, lehtësimi i kufizimeve kundër përhapjes së Covid-19, pritet në rimëkëmbë kërkesën për naftë.

Pavarësisht pikëpyetjeve mbi të ardhmen e ekonomisë globale, shefi ekzekutiv i Korporatës së Naftës në Kuvajt deklaroi se konsumatorët po kërkojnë të njëjtat sasi. Shtetet e Gjirit prodhojnë aktualisht më shumë se 2.8 milionë fuçi naftë në ditë, në linjë edhe me koutat e vendosura nga OPEC.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......