Shqipëria Postuar më 17 Gusht 2022, 12:45

Çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuar - ERE pa informacion për marrëveshjen e re KESH - FSHU, ndikon drejtpërdrejt tarifat

Nga SCAN TV
Çmimet e energjisë për bizneset e liberalizuar - ERE pa

Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimet, me të cilat do të faturohen në muajin korrik bizneset që kanë dalë në treg të lirë energjie, por që gjithsesi furnizohen nga OSHEE, që luan rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit.

Sipas vendimit, bizneset e lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV do e paguajnë me 18.26 lekë/kwh, ndërkohë që klientët e lidhur në tensionin 35 KV, do të faturohen me 31.2 lekë/ kwh, duke pësuar një rënie me 0.55 lekë/kwh në raport me muajin qershor, ndikuar nga kursi i këmbimit euro-lek.

Për klientët e lidhur në tensionin 35 KV energjia sigurohet nga importi, çka bën që kjo kategori klientësh të faturohet shumë shtrenjtë.

Ndërkohë që, për kategorinë e bizneseve, që dolën në tregun e liberalizuar në muajin janar të këtij viti, Furnizuesi i Shërbimit Universal e siguron energjinë nga KESH, me një çmim fiks prej 12 lekë/këh. Gjithsesi, marrëveshja përfundonte në muajin qershor, ndërsa ERE zyrtarisht nuk ka informacion mbi nënshkrimin e një marrëveshjeje të re

Publikisht, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka deklaruar se do të ketë një zgjatje të marrëveshjes deri në fund të vitit. Ndërkohë që, ku çmim ndikon drejtpërdrejt në tarifën finale me të cilën faturohet kjo kategori klientësh.

Ola Mitre / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=NgGOiykRYT8

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Bota 21 Prill

Vatikan: Ndahet nga jeta Papa Françesku!

Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake në Amerikën Latine, është ndarë nga jeta, tha Vatikani në një deklaratë video të hënën, duke i......