Bursa e energjisë, ende pa licencë - Operimet tregtare parashikohet të nisin në nëntor, ERE: Plotësoni dokumentet!

Pavarësisht se në muajin nëntor duhet të nisë funksionimin, Bursa Shqiptare e Energjisë - ALPEX nuk është licencuar ende në veprimtarinë e operimit të tregut të energjisë elektrike. Ndërkohë që, në aplikimin e kryer pranë Entit Rregullator të Energjisë janë konstatuar një sërë mangësish në dokumentacion, që janë një parakusht për të marrë autorizimin përkatës.
Në mesin e muajit korrik, ERE ka nisur procedurat e licencimit, por ka kërkuar dorëzimin e dokumenteve që mungojnë, ku ndër të tjera bën pjesë edhe Akti i Themelimit. Po ashtu, në lidhje me dëshminë që vërteton mundësinë për të zhvilluar të gjitha procedurat operacionale, kontraktuale ose marrëdheniet e aksesit, shoqëria duhet të dokumentojë në ERE mekanizmat e saj për mbikëqyrjen e tregut, procedurat dhe kontrollet për mbrojtjen e informacionit konfidencial.
Nisja e operimeve në muajin nëntor për tregun e ditës në avancë parashikohet në raportin vjetor të ERE-s, ndërkohë që në muajin janar 2023 parashikohet të nisë tregtimi për tregun e Kosovës dhe bashkimi i të dy tregjeve Shqipëri-Kosovë. Po ashtu, parashikohet që në dhjetor të vitit 2023 të nisë tregtimi i energjisë elektrike brenda të njëjtës ditë për tregun e Shqipërisë dhe dy muaj më pas të bëhet bashkimi i tregjeve brenda të njëjtës ditë për të dy tregjet.
Ngritja e bursës së energjisë nënkupton listimin e prodhuesve të energjisë elektrike, çka do të rrisë konkurrencën si dhe do të lehtësojë blerjen e energjisë nga të gjithë bizneset e liberalizur që sigurojnë vetë sasinë e nevojshme të energjisë. Ngritja e saj ka tejkauar çdo afat ligjor, ndërkohë që tashmë funksionimi i këtij instrumenti ka një rëndësi edhe më të veçantë, pasi data 1 janar shënoi daljen në treg të lirë të rreth 7500 bizneseve të lidhur në tensionin 20 KV.
Prej kohësh, përfaqësues të këtyre bizneseve kërkojnë informacion mbi afatet se kur do të nisë operimi i bursës, ndërsa liberalizimin e tyre në një kohë kur mungojnë kushtet që duhet të plotësojë tregu në këtë drejtim, sikurse është edhe mungesa e bursës, e kanë konsideruar si të papranueshme.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=SFyramTIAf8
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Bonot dhe obligacionet bëhen interesante për individët - 13 milionë dollarë më shumë investime, blerjet nga ndërmjetësit rriten 64%
Ndërsa për vite shiheshin me pak vëmendje për shkak të normave të ulëta të kthimit që ofronin, gjërat kanë ndryshuar gjatë vitit 2022 për bonot e thesarit e......

Franca rrit pensionet dhe pagat Parlamenti miratoi projektligjin që synon zgjerimin e fuqisë blerëse
Parlamenti i Francës miratoi një projekt-ligj që do të rrisë pensionet dhe do t'i lejojë kompanitë të bëjnë pagesa më të larta bonus pa taksa për punonjësit,......

Realizimi i projekteve të BE, në dyshim - Shkak është inflacioni dhe kriza e furnizimit me energji
Kriza për furnizimin me energji dhe inflacioni në rritje po rrezikojnë realizmin e projekteve të financuara pjesërish nga Ndihma për Rimëkëmbjen dhe......

“Përplasja” SHBA-Kinë për Tajvanin - Në “lojë” është fabrika botërore për prodhimin e chipeve
Çdo produkt teknologjik që ka nevojë për një chip për të funksionuar ia dedikon ekzistencën e tij Tajvanit. Një pjesë e mirë e transporteve detare nga dhe për......

Lufta në Ukrainë, Norvegjia përfiton - Kompania më e madhe energjetike në vend regjistroi 60 miliardë euro fitime plus
Lufta në Ukrainë ka rritur fitimet për kompanitë e naftës dhe të gazit, duke shkaktuar shumë debate rreth mënyrës që duhen përdorur këto të ardhura. Tremujori......

Masat antikrizë në Maqedoninë e Veriut - Synimi kryesor, sigurimi i energjisë elektrike dhe burimeve të tjera për dimër
Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëron masa të reja kundër krizës për qytetarët dhe kompanitë, por synimi kryesor është sigurimi i energjisë elektrike dhe......

Tre skenarët/ Si mund të ndikojë kriza në ekonominë e Kosovës - “Fluturojnë” çmimet e mallrave të konsumit, paralajmërimet e Bankës Qendrore
Lufta në Ukrainë ka ndikuar nё rritjen e rreziqeve për perspektivën ekonomike si për eurozonën, ashtu edhe për rajonin dhe Kosovën. Banka Qendrore e Kosovës ka......

BQE e gatshme të rrisë normat e interesit në mbledhjet e ardhshme!
“Normalizimi i mëtejshëm i normave të interesit do të jetë i përshtatshëm në mbledhjet e ardhshme të Këshillit Drejtues” shkruan Banka Qendrore Europiane në......