Blegtorët në Shqipëri të “etur” për para’ - Mbi 15.500 fermerë shpallen fitues të subvencioneve në bujqësi

Thuajse pas dy muajsh nga mbyllja e aplikimeve të fermerëve për subvencione në bujqësi, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka shpallur listat e aplikantëve të kualifikuar. Referuar të dhënave zyrtare nga ky institucion, në total janë 15.591 aplikime që kanë kaluar fazën e parë të përzgjedhjes për 7 masat e Skemës Kombëtare, apo rreth 89 për qind e aplikantëve totalë, duke përjashtuar mbështetjen me naftë për punime të mekanizuara në bujqësi.
Konkretisht numri më i lartë i fermerëve të kualifikuar i përket mbështetjes për blegtorinë, me 9285 aplikime në total për tufën bazë të matrikulluar, të imta dhe gjedhin.
Bletaria po ashtu ka pasur interes shumë të lartë ku janë kualifikuar 4223 aplikime. Ndërkohë, si një masë e futur për herë të parë, duket se interes të shtuar ka pasur edhe për bimët mjekësore, pasi kanë kaluar hallkën e parë 953 aplikime, ndjekur nga masa e mbështetjes për serat me 815 aplikime. Për masën mbështetje për fermat organike janë kualifikuar 169 aplikantë dhe për certifikimin global GAP 48 aplikantë.
Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit skema Kombëtarë e Mbështetjes në Bujqësi regjistroi një numër total prej 71.537 aplikimesh, nga të cilat 54.255 ishinpër mbështetje me naftë dhe 17.282 fermerë interesuar për të përfituar nga masat e mbështetjes, ku 21 prej tyre ishin Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor dhe 1685 grupime fermerësh.
Ndërsa për aplikantët e kualifikuar për mbështetjen me naftë, ende nuk është publikuar lista përfundimtare. Risi për skemën e naftës, është përfitimi saj në vlerë monetare dhe jo me karta siç ka funksionuar vitin e kaluar.
Nga skema e subvencioneve përgjatë vitit 2023 përfituan 65,000 fermerë, ndërsa këtë vit synohet të tejkalohet 70,000 përfitues apo 77% të gjithë fermerëve të regjistruar në vend. Fondi fillestar i vënë në dispozicion është 32 milionë euro por pritet të rishikohet në vijim në varësi të kërkesave për mbështetje nga ana e fermerëve.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Portugalia, një parajsë për milionerët! - Pasojat për qytetarët e saj
Uljet e taksave, programi i vizave “të arta” dhe plazhet me diell kanë tërhequr një numër të madh të huajsh drejt Portugalisë dhe veçanërisht kryeqytetit të......

Paralajmërimi: Greqia duhet të ndalojë ndërtimet! - Avokati i popullit: Duhet të mbrojmë burimet ujore dhe zonat bregdetare
Greqia duhet të ndalojë menjëherë ndërtimet. Pralajmërimi i fortë vje nga avokati i popullit në vendin fqinj, në një intervistë për agjencinë e lajmeve......

Blerjet online gjatë orarit të punës - Pse kjo është një gjë e mirë?!
Në ditët kur zgjedhim të lundrojmë, ne kemi provuar se jemi të prirur për blerje online. Studiuesit thonë se ne përfundojmë duke shfletuar gjithçka, nga pasta......

“Shota” autoblindi i parë ushtarak shqiptar - Do të prezantohet ne Paris, mes 62 vendeve
Shqipëria ka prezantuar autiblindin e parë shqiptar të emërtuar SHOTA. Në ftuar në emisionin Start, përfaqësueset e kompanisë që e ka prodhuar kanë treguar......

Skemat lehtësuese për dritat, 2150 aplikime pranë OSHEE - Administratori i FSHU, Luzi: Gjysma prej tyre abonentë familjarë. Borxhi është reduktuar me 3%
Më shumë se 2 mijë aplikime ka pasur nga qytetarët dhe bizneset për të përfituar nga skemat lehtësuese, sa i takon shlyerjes së borxhit të krijuar nga......

Bora Muzhaqi: Nisim rishikimin e Ligjit “Për Rininë” bashkë me të rinjtë dhe shoqërinë civile
Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, njoftoi ditën e sotme fillimin e procesit të rishikimit të Ligjit 75/2019 “Për Rininë”, në një takim......

84% e mjeteve në Shqipëri janë të përdorura - Por, cilat marka preferojnë shqiptarët ti blejnë të reja?
Gjatë periudhës janar- maj 2024, janë regjistruar për herë të pare 41,595 mjete gjithsej, nga të cilat 84% janë mjete të përdorura dhe vetëm 16% janë mjete të......

Në cilët sektorë paguhen më tepër punonjësit? Teknologjia, financa dhe sigurimet, me rritje të lartë në 5 vitet e fundit
Personat e punësuar në ndërmarrjet që ushtrojnë aktivitet financiar apo në kompanitë e sigurimit, paguhen më tepër, ndjekur menjëherë më pas nga sektori i......