Shqipëria Postuar më 5 Gusht 2024, 10:47

Bien detyrimet e shtetit për vendime gjyqësore - Stoku total arrin në 90 milionë euro, pushteti vendor mban peshën kryesore

Nga SCAN TV
Bien detyrimet e shtetit për vendime gjyqësore - Stoku total arrin

Elisabeta Dosku/ SCAN

 

Stoku i detyrimeve të prapambetura që qeveria qendrore dhe ajo vendore kanë ndaj bizneseve dhe qytetarëve është rritur me afro 1.16 miliardë lekë përgjatë 3-mujorit të parë të vitit.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, tregojnë se nga 7.85 miliardë lekë që ishte ky stok në fund të vitit 2023, në muajin Mars duket të ketë arritur në vlerën e 9 miliardë lekëve apo rreth 90 milionë eurove.

Në totalin e kësaj shume, qeveria qendrore zë 3.5 miliardë lekë, ndërsa peshën më të madhe e zënë detyrimet e pushtetit vendor, me afro 5.5 miliardë lekë në fund të muajit Mars. Po ashtu, edhe rritjen më të lartë në raport me fundvitin 2023 e ka pasur pushteti vendor.

Sa i takon kategorisë së detyrimeve të prapambeturave, peshën më të madhe e zënë ato për investime publike, duke qenë se përgjatë këtij viti ka pasur një numër të lartë kantieresh të hapura, për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët.

Konkretisht, detyrimet për investime, arrijnë vlerën e rreth 4.3 miliardë lekëve, ku stoku më i lartë sërish regjistrohet në pushtetin vendor.

Nga ana tjetër, stoku i detyrimeve për vendime gjyqësore për largime të padrejta nga puna apo ankimime të bizneseve ka pësuar një rënie të konsiderueshme. Qeveria qendrore dhe ajo vendore, regjistrojnë një vlerë prej rreth 1.3 miliardë lekësh, nga 1.6 miliardë lekë që regjistrohej në fund të viti të kaluar.

Sondazh

Poll
Shqipëria 5 Gusht

Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?

  Dollari amerikan ka humbur pikë këtë ë hënë pasi në raport me javën që lamë as është blerë sot me 91 lekë dhe është shitur me 92.2 lekë. Sipas kursit......

Bota 4 Gusht

10 pyetje dhe përgjigje rreth vitaminës C!

Edel Strazimiri / SCAN   Në kimi, vitamina C është antioksidanti ‘par excellence’. Është një lëndë ushqyese kyçe në dietë, aq sa duhet të përfshihet çdo......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat