Kompensim pronarëve që preken nga “Porto-Romano” - 20 ditë afat për të zgjedhur shkëmbim në natyrë, apo vlerë financiare

Dorian Koça/SCAN
Pak ditë pas hapjes së garës për ndërtimin e portit të ri në Porto-Romano, Durrës, kanë nisur procedurat e para për kompensimin e pronarëve që preken nga realizimi i këtij projekti madhor.
Në fletoren zyrtare është publikuar njoftimi i Agjencisë Shtetërore për Shpronësim, drejtuar të gjithë pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Për zbatimin e projektit të ‘Portit të ri tregtar të integruar të Durrësit në Porto-Romano”, për mundësinë e kompensimit të pasurisë në pronësi të tyre me shpërblim në natyrë”.
Sipas njoftimit, shpërblimi në natyrë kryhet nëpërmjet shkëmbimit të pasurisë, pronë private, që shpronësohet me një pasuri tjetër të paluajtshme, në pronësi të shtetit me të njëjtën vlerë me pasurinë që shpronësohet. Gjithashtu, mund të kryhet edhe nëpërmjet kombinimit të formës së shpërblimit në vlerë financiare me shkëmbimin në natyrë të pasurisë, pronë private, që shpronësohet me një pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetit, sipas rasteve të parashikuara në këtë vendim.
Në document specifikohet se, në çdo rast, shpërblimi në natyrë realizohet vetëm pasi të merret pëlqimi i subjektit që shpronësohet, pëlqimi duhet të jetë unanim nga të gjithë bashkëpronarët, të cilët duhet të dakordësojnë midis tyre për shpërblimin në natyrë. Në rast se ky kusht nuk plotësohet, mungesa e dakordësisë për dhënien e pëlqimit për trajtimin me shpërblim në natyrë nga ana e subjektit, që do të shpronësohet nuk e pengon vijimin e procedurës së shpronësimit, pasi kompensimi i pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, në këtë rast do të bëhet me vlerë financiare, të parashikuar sipas shpronësimit klasik.
Agjencia Shtetërore për Shpronësim vlerëson, se pronarët e pasurive që kërkohen për shpronësim, si dhe personat e tretë të interesuar, të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar bashkëlidhur kërkesës për shpronësim publik nr.374/9, datë 27.7.2023, të publikuar në Fletoren Zyrtare nr.111, datë 27.7.2023, jo më vonë se 20 (njëzet) ditë nga publikimi i këtij njoftimi kanë të drejtë të depozitojnë kërkesën e tyre për trajtimin me shkëmbim në natyrë pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, me qëllim ndjekjen më tej dhe finalizimin e procedurave të shpronësimit.
Gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto-Romano me një fond limit prej 391 milionë euro u hap më 30 korrik dhe pritet që kontrata për nisjen e punimeve me kompaninë fituese të nënshkruhet në muajin mars të vitit të ardhshëm.
Sondazh

Turqit blejnë prona jashtë vendit - Investimet janë katërfishuar që nga viti 2021
Dorina Kurtaj / SCAN Duke pasur tradicionalisht të preferuara investime në prona, turqit po kthehen tani në tregjet e huaja pasi çmimet e banesave janë......

Shqipëria, “uri” për specialistë bujqësie - Guri: Studentët të regjistrohen në programet e UBT. 70% e tyre punësohen pas diplomimit
Elisabeta Dosku/ SCAN Vendi ynë ka “uri” për të rinj që diplomohen në degët e bujqësisë dhe blegtorisë, për shkak të zhvillimit që po marrin këto......

Tregu i sigurimeve “fryhet” me 833 mln lekë më shumë - Jo-jeta vazhdon të dominojë. Por, kontribuoi më pak në vëllimin e primeve këtë vit
Ledina Elezi/SCAN Në gjysmën e parë të këtij viti, tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 7.55% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të......

SHBA-Kinë-Europë - Lufta e trefishtë tregtare që kërcënon ekonominë globale
Dorina Kurtaj /SCAN Europa, SHBA dhe Kina janë në rrezik të një fronti të trefishtë mbi tarifat pasi proteksionizmi rritet në një sërë produktesh, nga......

“Profesionistët e lirë paguan 10 mln euro taksa” - Tabaku: Qeveria duhet të nisë procedurat për rimbursim
Elisabeta Dosku/ SCAN Ndërsa tashmë ekziston një vendim i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka rrëzuar tatimin e vendosur nga qeveria prej 15-23......

Kupa e botës 2034 në Arabinë Saudite - Zbulohen stadiumet e reja. Kapacitet deri në 92 mijë persona për ndeshjen finale
Dorina Kurtaj / SCAN Arabia Saudite vendosi të publikojë 11 koncepte të reja të stadiumeve futuristike në përpjekjen e saj për të pritur Kupën e Botës......

512 operatorë ekonomik ankohen për tenderët - Në 6 muaj u arkëtuan 1.3 milionë lekë në buxhetin e shtetit
Diamila Leka/ Scan Në Komisionin e Prokurimit Publik, për muajin qershor të këtij viti u regjistruan 124 ankesa nga operatorët ekonomikë në total.......

Kombinati, zonë elitare banimi me qarkullim të lehtësuar - Tenderi/ 480 mln lekë për ndërtimin e infrastrukturës publike brenda Unazës së Re
Ledina Elezi/SCAN Është hapur tenderi për fazën e dytë të ndërtimit të infrastrukturës publike brenda Unazës së Re së zonës Kombinat, sipas Planit të......