Globalizimi i sportit dhe fluksi i ri i arit - Situata favorizohet nga fuqizimi i teknologjive të reja

Dorina Kurtaj / SCAN
Sporti bashkon. Është një slogan që dëgjohet shpesh si përshkrim i sportit, por edhe pse është një ide frymëzuese, nuk është një thënie e vërtetë sipas ‘Economist’. Dhe kjo sepse, sporti nuk ka qenë kurrë veçanërisht i globalizuar.
Futbolli amerikan – NFL, fiton 98% të të ardhurave të tij nga të drejtat e mediave vendase. Liga e kriketit e Indisë, të drejtat e së cilës vlejnë më shumë se Olimpiada në baza vjetore, fiton 96% të të ardhurave të saj brenda vendit pritës, ndërsa në futbollin europian, vetëm Premier League angleze fiton më shumë para jashtë sesa brenda. ‘The Economist’ argumenton se kjo tani po ndryshon dhe shtytësi i kësaj rritjeje është teknologjia.
Teknologjia po transformon mënyrën se si transmetohen sportet dhe mënyrën se si fansat i shijojnë ato, duke u dhënë ligave të të gjitha llojeve mundësinë për t'u bërë globale. Kjo përfaqëson një mundësi të madhe për biznesin, miliarda dollarë që presin ata që pushtojnë tregjet e huaja dhe një mundësi akoma më e madhe për audiencën.
Dështimi i sportit si produkt i eksportueshëm shihet më së miri kur krahasohet me industritë e tjera të argëtimit. Që nga mijëvjeçari i ri, vëren ‘Economist’, Hollivudi ka fituar më shumë se gjysmën e të ardhurave nga arkat e tij jashtë shtetit. Artistët amerikanë mbështeten te shikuesit e huaj për gati një të tretën e transmetimeve të tyre dhe një pjesë të madhe të shitjeve të biletave të tyre të koncertit, siç dëshmohet nga turneu europian i Taylor Suift. Në të njëjtën kohë në videolojërat, konsolat japoneze dhe aplikacionet kineze kanë mahnitur lojtarët në mbarë botën.
E para është një revolucion nga ana e ofertës, pasi transmetimet sportive lëvizin nga kanalet televizive kombëtare dhe kabllore në platformat globale të transmetimit. Netflix solli së fundmi një dokumentar me Formula 1, lojërat NFL dhe Apple bleu të drejtat për MLS, ligën amerikane të futbollit, ku u transferua së fundmi Lionel Messi.
Revolucioni i dytë ka të bëjë me anën e kërkesës. Pengesa më e madhe për adaptimin e një sporti jashtë vendit është se, ndryshe nga format e tjera të argëtimit, publiku dëshiron të shikojë ekipin e vendit të tij, jo më të mirën. Por përkushtimi i tifozëve ndaj skuadrave po i lë dalëngadalë vendin përkushtimit të tyre ndaj sportistëve individualë.
Sondazh

Kompensim pronarëve që preken nga “Porto-Romano” - 20 ditë afat për të zgjedhur shkëmbim në natyrë, apo vlerë financiare
Dorian Koça/SCAN Pak ditë pas hapjes së garës për ndërtimin e portit të ri në Porto-Romano, Durrës, kanë nisur procedurat e para për kompensimin e......

Turqit blejnë prona jashtë vendit - Investimet janë katërfishuar që nga viti 2021
Dorina Kurtaj / SCAN Duke pasur tradicionalisht të preferuara investime në prona, turqit po kthehen tani në tregjet e huaja pasi çmimet e banesave janë......

Shqipëria, “uri” për specialistë bujqësie - Guri: Studentët të regjistrohen në programet e UBT. 70% e tyre punësohen pas diplomimit
Elisabeta Dosku/ SCAN Vendi ynë ka “uri” për të rinj që diplomohen në degët e bujqësisë dhe blegtorisë, për shkak të zhvillimit që po marrin këto......

Tregu i sigurimeve “fryhet” me 833 mln lekë më shumë - Jo-jeta vazhdon të dominojë. Por, kontribuoi më pak në vëllimin e primeve këtë vit
Ledina Elezi/SCAN Në gjysmën e parë të këtij viti, tregu i sigurimeve ka pasur një rritje prej 7.55% krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit të......

SHBA-Kinë-Europë - Lufta e trefishtë tregtare që kërcënon ekonominë globale
Dorina Kurtaj /SCAN Europa, SHBA dhe Kina janë në rrezik të një fronti të trefishtë mbi tarifat pasi proteksionizmi rritet në një sërë produktesh, nga......

“Profesionistët e lirë paguan 10 mln euro taksa” - Tabaku: Qeveria duhet të nisë procedurat për rimbursim
Elisabeta Dosku/ SCAN Ndërsa tashmë ekziston një vendim i zbardhur i Gjykatës Kushtetuese, i cili ka rrëzuar tatimin e vendosur nga qeveria prej 15-23......

Kupa e botës 2034 në Arabinë Saudite - Zbulohen stadiumet e reja. Kapacitet deri në 92 mijë persona për ndeshjen finale
Dorina Kurtaj / SCAN Arabia Saudite vendosi të publikojë 11 koncepte të reja të stadiumeve futuristike në përpjekjen e saj për të pritur Kupën e Botës......

512 operatorë ekonomik ankohen për tenderët - Në 6 muaj u arkëtuan 1.3 milionë lekë në buxhetin e shtetit
Diamila Leka/ Scan Në Komisionin e Prokurimit Publik, për muajin qershor të këtij viti u regjistruan 124 ankesa nga operatorët ekonomikë në total.......