Bie interesi për ChatGPT - Regjistrohet rënie e numrit të vizitorëve për biseda me Inteligjencën Artificiale

Numri i vizitave globale në ChatGPT të OpenAI ka regjistruar rënie për herë të parë në qershor në baza mujore, sipas monitoruesit të trafikut në internet Similarweb.
ChatGPT, chatbot i ri i IA i zhvilluar nga OpenAI i mbështetur nga Microsoft, ndërvepron me përdoruesit në formë bisedash dhe ka demonstruar aftësitë e tij në shkrimin e poezive, eseve dhe punimeve kërkimore, programimin e kompjuterëve dhe madje edhe marrjen e provimeve të nivelit master. Publikimi i tij i shpejtë i ka dhënë jetë një manie të vërtetë për sa i përket përdorimit të inteligjencës artificiale dhe stoqet e teknologjisë u rritën në nivel rekord në gjysmën e parë të vitit.
Të dhënat nga monitori treguan se ritmi i rritjes së vizitave globale të ChatGPT vazhdoi të ngadalësohej nga kulmi i tij në janar dhe nëse tendencat aktuale vazhdojnë, pritet të bjerë përfundimisht për herë të parë në baza mujore.
Të dhënat nuk përfshijnë vizitat përmes ndërfaqes së programimit të aplikacionit ChatGPT ose API-së, e cila i lejon përdoruesit të aksesojnë robotin e bisedës me IA brenda aplikacioneve të tjera. Sipas CEO, Sam Altman, API shihet si një biznes thelbësor në të ardhmen nga OpenAI.
Sidoqoftë, Similarweb gjithashtu vuri re lehtësimin e rritjes së përdoruesve dhe vizitave në platforma të tjera më të reja të IA si Character-AI dhe Google's Bard. Kjo ka bërë që disa analistë të tregut të paralajmërojnë për një flluskë në stoqet e lidhura me IA, të cilat janë rritur deri më tani këtë vit, veçanërisht në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Dorina Kurtaj / SCAN

Konsumatorët në eurozonë presin uljen e inflacionit - Rritjet e çmimeve, më të shpejta se objektivat e BQE-së
Konsumatorët e Eurozonës ulën sërish pritshmëritë e tyre për inflacionin për 12 muajt në vijim, megjithëse ata ende panë rritje të çmimeve më shpejt nga sa do......

“Threads”, në 7 orë mbi 10 milionë përdorues - Aplikacioni rival i Twitter përdoret në 100 vende, por jo në BE
Kompania Meta hodhi në treg një aplikacion për të rivalizuar Twitter-in, i cili duket se synon përdoruesit që kërkojnë një alternativë ndaj platformës së......

Si të merrni një rimbursim nëse fluturimi juaj anulohet për shkaqe të ndryshme
Ndërprerja e udhëtimit është një ndodhi e shpeshtë kohët e fundit, por njohja e të drejtave tuaja mund t'ju ndihmojë të siguroni një rimbursim, kompensim ose......

Sa na kushton shkollimi i një mjeku? - 36 mijë euro për 6 vite studime. Tarifat e shkollimit janë sa 6-8% e kësaj kostoje
Projektligji “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “mjekësi e përgjithshme” në institucionet......

Ujësjellësit nuk mbulojnë dot kostot - Treguesi u përkeqësua, vetëm 3 shoqëri mbulojnë shpenzimet totale nga të ardhurat
Pavarësisht rritjes së nivelit të arkëtimeve, shoqëritë e ujësjellës – kanalizimeve shënuan rënie në mbulimin e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes. Sipas......

Çfarë blenë më lirë dhe më shtrenjtë shqiptarët? - Ndryshimet në çmimet e produkteve bujqësore nga perimet, tek ulliri
Gjatë vitit që lamë pas qytetarët shqiptarë u përballen më një rritje të menjëhershme të çmimeve për produkte ushqimore të ardhura kryesisht nga importi, por......

Punësimi i studentëve, 39 milionë lekë të ardhura shtesë - Skenarët e parashikuar, si do të ndikojë në buxhetin e shtetit?
Projektligji për studentët e mjekësisë që duhet të punojnë në Shqipëri deri në 5 vite e më pas të marrin diplonë, që u miratua të mërkurën nga Këshilli i......

“BSH frenoi rritjen e inflacionit në vend” - Sejko: Rritja e normës bazë të interesit, masa e duhur
Rritja e normës bazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë, pavarësisht efektit që ka pasur në shtrenjtimin e kredive për qytetarët dhe bizneset,......