Bashkitë, në situatë kritike financiare - Ibrahimaj: Vora e Kavaja, drejt falimentimit. Rama: Gjeneroni të ardhura, zero tolerancë
Krijoni të ardhura përndryshe bashkitë do administrohen nga shteti . Ky ka qenë paralajmërimi i kryeministri Rama për 61 kryebashkiakët e vendit gjatë një takimi të për decentralizimin e pushtetit vendor të mbajtur në Pallatin e Kongreseve. Ai i njoftoi masa shtrënguese për detyrimet e prapambetura.
“Ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë. Kjo është e domosdoshme sepse nuk mundet dot që akumulimi historik i borxheve të bëhet një rrugë e hapur edhe për vitet që kemi përpara. Rritja e performancës së bashkive është një prioritet për ne, të gjithë së bashku. Bashkitë të mendojnë për të shtuar burimet e tyre financiare me të ardhura që burojnë nga tregu. Është e dhëna më dramatike në këto 30 vite që volume I aktiviteteve që lidh bashkitë me krijimin e të ardhurave jo buxhetore është minimal, afër zeros. Është e pamundur që ne ende sot në nivel bashkiak, që nga Tirana, të mos kemi asnjë aktivitet ekonomik të pavarur që prodhon të ardhura. Duke filluar nga ndërtimi. Bashkitë i kanë të gjithë mundësitë që të ndërtojnë dhe të fitojnë para për buxhetin e tyre. Më thoni një kompani bashkiake që ndërton në funksion të strehimit në Shqipëri? Asnjë, nuk ka! Nuk mundet të jetë qeveria përgjigja për çdo kërkesë dhe nevojë”, tha Rama.
Reagimi i Ramës erdhi pasi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj paraqiti bilancet e të gjitha bashkive me të ardhurat që kanë gjeneruar.
"35 bashki pa problem, 14 bashki me probleme , 10 bashki në vështirësi, 2 me probleme serioze .Të ardhurat vendore janë rritur në bazë ët gjerë si nga ato të transferuara nga pushteti qendror por edhe të mbledhura nga vetë bashkia. Taksa e pasurisë këtë vit fillon proces ndryshe. Është duke u pilotuar në 9 bashki. Nuk ka pasur performancë të mirë sa të tjera. Duke punuar për të hartuar një ligj të ri të taksës së pasurisë që pritet të fillojë diskutimin gjatë pjesës së dytë të vitit”, u shpreh kryeministri.
Ibrahimaj vendosi ultimatum të gjitha bashkive të cilat deri në datën 15 korrik të dorëzojnë planin për përmirësimin financiar.
SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=9s2xyKo4nKc
Sondazh

“Tatim-fitimi do rrisë 40% çmimet e avokatisë” - Bozheku: Shtesa e kostove do shkarkohet te qytetarët e bizneset. Është e pashmangshme
Avokatja Enida Bozheku thotë se përfshirja e profesionit të avokatëve në skemën e tatim-fitimit do përkthehet në rritje të menjëhershme të kostove për këtë......

Aeroporti i Vlorës, garanci 10 vite për humbjet - Vendimi i Qeverisë: Nëse Koncesionari nuk del me fitim, kompensohet nga buxheti
Grupi i kompanive që kanë fituar koncesionin e Aeroportit të Vlorës nuk do kenë asnjë shqetësim në rast se nuk sigurojnë dot fitime, të paktën gjatë 10 viteve......

Cilat kategori biznesesh lehtësohen nga tatim-fitimi? / 30-90%, zbritje shpenzimesh. Si trajtohen të vetëpunësuarit me më pak se 3 klientë
Ndërkohë që afro 100 mijë biznese me xhiro vjetore nga 0-14 milionë lekë do të futen në skemën e tatimi-fitimit me 15 për qind e ndarë në dy faza, një pjesë......

Bizneset fituan më shumë në vit krize? - Të ardhurat nga tatim-fitimi 172 milion euro, shënojnë rekord në 10 vite
Viti i krizës për qytetarët shqiptarë të cilët po përballen me një rritje të pashembullt të çmimeve, po përkthehet në një vit të “artë” financiar për buxhetin......

Sa miliarderë ka bota ? – Bie numri i tyre për shkak të luftës, pandemisë dhe tregjeve të ngadalta
Lufta, pandemia dhe tregjet e ngadalta goditën miliarderët e botës këtë vit. Janë 2668 prej tyre në renditjen e 36-të vjetore të Forbes për njerëzit më të......

Udhëheqësit europianë mbështesin Ukrainën për t'u anëtarësuar në BE – Premtojnë gjithashtu mbështetje financiare dhe ushtarake
Udhëheqësit europianë kanë thënë se mbështesin ofertën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE-në gjatë një vizite në Kiev. Udhëheqësit nga Franca, Gjermania,......

BE forcon kodin e saj për të trajtuar dezinformimin në internet - Priten gjoba të rënda deri në 6% të qarkullimit të tyre global
Bashkimi Europian ka zbuluar planet për të forcuar kodin e tij katërvjeçar të praktikës kundër dezinformatave në internet. Komisioni Evropian njoftoi se më......

Kursi i Këmbimit – Rritet Paundi, Euro dhe Franga zvicerane, bie Dollari amerikan
Monedha europiane ka rikuperuar lehtë pikë këtë të enjte pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 119.6 lekë dhe është shitur me 120.3 lekë sipas......