Azilantët shqiptarë “i rikthehen” Europës/ Rriten aplikimet në nëntor, 80% e tyre janë kërkesa për herë të parë

Të dhënat më të fundit të publikuara nga "Agjencia për Azil e Bashkimit Europian" që i referohen muajit Nëntor të vitit 2023, konstatojnë një përshpejtim të emigracionit. Në muajin Nëntor aplikuan 892 shtetas shqiptarë për azil në vendet e BE-së. Pavarësisht se në terma vjetorë tendeca e azilkërkuesve është paraqitur me rënie, në Nëntor duket se numri i aplikimeve ka qenë më i larti në muajt e fundit.
Nga 892 aplikime të kryera, 704 prej tyre ishin aplikues të rinj ose për herë të parë dhe pjesa tjetër rezultojnë aplikime të përsëritura. Nga totali i aplikimeve 95% janë refuzuar ose kanë marrë përgjigje negative dhe vetëm 5% e tyre ose 45 prej tyre janë aprovuar.
‘Scan Intel’ ka analizuar trendin e azilkërkuesve edhe në vendet e rajonit për të parë se cilët shtetas preferojnë të largohen drejt vendeve të BE-së.
Sipas analizës së bërë në nivel rajonal, shifrat tregojnë se ashtu si gjatë gjithë vitit 2023, renditja ka mbetur e pandryshuar duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e parë me numrin më të lartë të aplikimeve, ndërkohë që vendin e dytë dhe të tretë e gëzojnë Maqedonia e Veriut dhe Serbia me 711 aplikime dhe 507 aplikime gjithsej. Ndërkohë, me numrin më të ulët të aplikimeve janë Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi me 127 dhe 30 aplikime gjithsej. Nga këto aplikime 76% e shtetasve malazezë kanë aplikuar për herë të parë, ndërsa 54.3% e aplikimeve të shtetasve nga Bosnje Hercegovina regjistrohen si aplikime të reja.
Në përfundim të analizës, konkludojmë se fluksi i aplikimeve për azil ka patur një rritje të ndjeshme gjatë kësaj periudhe në të gjitha vendet e rajonit, tendecë kjo e kundërt me atë të një viti më parë.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Eksportet e nisin vitin me rënie/ Hidrokarburet dhe tekstilet "shkaktarët" kryesorë
Eksportet e kanë nisur vitin 2024 me rënie tregojnë të dhënat më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Në janar të vitit 2024 eksportet e mallrave arritën......

Si ndryshuan lindjet në 10 vite? Ranë me 37% në shkallë kombëtare, në disa qarqe gati u përgjysmuan
Sipas të dhënave të treguesve demografikë nga INSTAT për 10-vjeçarin e fundit, rezulton se në të gjitha qarqet e Shqipërisë numri i lindjeve ka pësuar rënie të......

Investimet Amerikane në Shqipëri/ Në vitin 2023 vlera e tyre ishte 3 herë më e lartë se në vitin 2019-të
Sipas të dhënave nga "Banka e Shqipërisë", Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë investitori i gjashtë më i madh në vendin tonë, të paktën sa i takon 9-mujorit......

Bizneset, 3.3 miliardë lekë fitime /Tregtia dhe energjia elektrike me performancën më të lartë
INSTAT ka publikuar së fundmi të dhënat nga “Anketa Strukturore pranë Ndërmarrjeve” të cilat na sigurojnë një rezyme më të qartë mbi strukturën ekonomike,......

Një shqiptar konsumon 2.4 herë më pak se një italian/ Indeksi i konsumit individual, jemi të fundit në rajon dhe Europë
Të dhënat më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave, për vitin 2022, tregojnë se, një shqiptar mesatar konsumon sa 41% e një qytetari europian. Vitin......

Lulet për Shën Valentin, akoma në modë/ Importi kulmon gjatë muajve shkurt dhe mars
Lulet prej vitesh janë një ndër zgjedhjet kryesore të dhuratave për ditën e Shën Valentinit, por edhe për dy festat që pasojnë në muajin Mars, pra në data 7......

'Zbutet' inflacioni në Janar/ Arrin në 3.4%, ushqimet dhe pijet joalkolike vijojnë me rritjen më të lartë
Sipas të dhënave të publikuara nga "Instituti i Statistikave" treguesi i Indeksit të Çmimeve të Konsumit në muajin Janar 2024, arriti në 116,4 kundrejt muajit......

Lindjet në Shqipëri "prekin fundin"/ Ranë me 10% gjatë vitit 2023, shifra më e ulët në 33 vite
Të dhënat mbi treguesit demografikë nga “Instituti i Statistikave” për vitin 2023, flasin për 22,210 lindje dhe 20,034 fatalitete. Krahasuar me vitin 2022......