Shqipëria Postuar më 19 Shkurt 2024, 15:56

Si ndryshuan lindjet në 10 vite? Ranë me 37% në shkallë kombëtare, në disa qarqe gati u përgjysmuan

Nga SCAN TV
Si ndryshuan lindjet në 10 vite? Ranë me 37% në shkallë

Sipas të dhënave të treguesve demografikë nga INSTAT për 10-vjeçarin e fundit, rezulton se në të gjitha qarqet e Shqipërisë numri i lindjeve ka pësuar rënie të lartë. Në vitin 2023, shifrat flasin për 22,210 lindje gjithsej, numri më i  ulët në 3 dekada. Krahasuar më një vit më parë, në shkallë kombëtare rënia e numrit të lindjeve është 10%. Pra, gjatë vitit 2023 kanë lindur 2,478 foshnja më pak se në vitin paraardhës.

‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat për të kuptuar se cili qark ka numrin më të ulët të lindjeve  dhe si ka ndryshuar ky tregues në dekadën e fundit. Sipas shifrave, qarku i Kukësit po vuan më shumë pasojat e emigrimit të brendshëm dhe të jashtëm të popullsisë, gjë që ka sjellë edhe tkurrjen më të madhe të numrit të lindjeve. Në Kukës, përgjatë vitit 2023, lindën vetëm 667 foshnja ose rreth 18.6% më pak se në vitin 2022. Pas Kukësit rënien më të lartë të lindjeve e ka pësuar Lezha me 16.3%, Dibra me 14.4% dhe Shkodra me 13.7%.

Nëse analizën e shtrijmë në 10-vjeçarin e fundit, të dhënat tregojnë se në shkallë kombëtare lindjet kanë rënë me 37%. Kjo rënie ka prekur të gjitha qarqet, ku në disa prej tyre numri i foshnjave të lindura është përgjysmuar. Përkatësisht nga viti 2013 deri në vitin 2023 në Berat kanë lindur 52.4% më pak foshnja si dhe në Korçë e Kukës 50% më pak.

Edhe pse numri më i lartë  i lindjeve u shënua në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, shohim se edhe në këto qarqe treguesit demografikë janë përkeqësuar. Rënia vjetore e lindjeve në qarqet respektive varion nga 8.9% në 10.4%, krahasuar me vitin 2022. Ndërkohë, në 10 vitet e fundit kjo rënie është thelluar për secilin qark, ku normat më të larta të rënies i ka shënuar Elbasani me 49% dhe Durrësi me 29.8%. Nga ana tjetër, në Jug situata paraqitet paksa më ndryshe, ku krahasuar me vitin 2022, në qarqet si Gjirokastra, Korça dhe Fieri, rënia e lindjeve është 3%, 3.7% dhe 9% respektivisht.

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video