Shqipëria Postuar më 13 Tetor 2023, 12:54

AMF organizon Konferencën Ndërkombëtare, “Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve – Mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”

Nga SCAN TV
AMF organizon Konferencën Ndërkombëtare, “Zhvillimi i

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Bankën Botërore organizon më 18 tetor në Tiranë, Konferencën Ndërkombëtare “Zhvillimi i Sektorit të Sigurimeve – Mundësitë dhe Sfidat në Evropën Juglindore”.

Ky event do të mbledhë së bashku përfaqësues të nivelit të lartë të Qeverisë Shqiptare, institucionet financiare ndërkombëtare, autoritetet mbikëqyrëse financiare dhe pjesëmarrës të tregut vendas dhe ndërkombëtar.

Në konferencë do të diskutohet për “Mundësitë dhe sfidat për zhvillimin e sektorit të sigurimeve në Evropën Juglindore”, “Roli i sigurimeve në menaxhimin e riskut të katastrofave” dhe “Sfidat për zhvillimin e sigurimeve në bujqësi”. Panelistët do të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre në lidhje me tregun e sigurimeve, praktikat botërore dhe nevojën për diversifikimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të sigurimeve në rajon dhe në Shqipëri.

SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 20 Tetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe......