Të moshuarit, “arma sekrete” e ekonomisë amerikane! - Ata janë të fortë financiarisht dhe shpenzojnë më shumë

Pse shpenzimet konsumatore në SHBA po rezultojnë kaq elastike ndërkohë që Rezerva Federale ka rritur normat e interesit ? Një arsye e rëndësishme dhe pak e njohur është se konsumatorët po plaken. Me fjalë të tjera, ‘arma sekrete’ e ekonomisë amerikane janë amerikanët 65 vjeç e lart, të cilët kanë para për të shpenzuar, përbëjnë një pjesë rekord të shpenzimeve totale dhe janë më pak të cenueshëm ndaj rritjes së normave të interesit.
Në gusht, 17.7% e popullsisë ishte 65 vjeç e lart, sipas Byrosë së Regjistrimit në SHBA, përqindja më e lartë që nga viti 1920, nga 13% në 2010. Por të moshuarit nuk janë vetëm më shumë në numër: financat e tyre janë më të shëndetshme, kërkojnë më pak kredi për të blerë një shtëpi dhe janë më pak të rrezikuar të pushohen nga puna sesa konsumatorët e rinj. Të gjitha sa më sipër i bëjnë të moshuarit një forcë për t'u llogaritur në ekonominë amerikane.
Qytetarët 65 vjeç e lart përbënin 22% të shpenzimeve vitin e kaluar, më së shumti që nga viti 1972, sipas sondazhit të ri të Departamentit të Punës për shpenzimet konsumatore. Numrat janë tregues. Familja mesatare e kryesuar nga një person i moshës 65 vjeç e lart shpenzoi 2.7 % më shumë vitin e kaluar se në 2021, sipas Departamentit të Punës, krahasuar me 0.7 % për familjet me anëtarë më të rinj.
Shpenzimet nga të moshuarit janë rritur 34.5% që nga viti 1982, krahasuar me 16.5% për të rinjtë, por nuk ka të dhëna të krahasueshme për vitin 2023. Konsumatorët mbi 60 vjeç raportuan se shpenzuan 7.9 % më shumë në gusht nga viti i kaluar, krahasuar me një rritje prej 5.1 % në mesin e atyre të moshës 40 – 60 vjeç, sipas një sondazhi të FED.
Prirja për shpenzime e të moshuarve reflekton shëndetin, pasurinë dhe efektet e vazhdueshme psikologjike të pandemisë. Lulëzimi i të ashtuquajturës “ekonomi e argjendtë” shpjegohet edhe me faktin se të moshuarit janë të fortë financiarisht. Amerikanët e moshës 70 vjeç e lart tani zotërojnë gati 26% të pasurisë familjare, sipas Rezervës Federale. Ata kanë më pak borxhe dhe kanë shtëpi, dhe kanë më pak gjasa të kenë nevojë të lëvizin për dashuri ose një punë të re sesa Gen Z dhe Millennials, gjë që i mbron ata nga ndikimi i rritjes së kostove të strehimit.
Pensionistët morën gjithashtu një rritje prej 8.7 % në pagesat e Sigurimeve Shoqërore, rritja më e madhe njëvjeçare që nga viti 1981 dhe një rregullim automatik për të kompensuar kulmin e inflacionit prej 9.1 % të vitit të kaluar. Këta faktorë i mbrojtën të moshuarit nga plaga e inflacionit dhe normave të larta të interesit.
Dhe duke qenë se shumica e tyre janë në pension, shpenzimet e të moshuarve janë më pak të prekshme ndaj rritjes së papunësisë që shumë ekonomistë presin në tremujorët e ardhshëm.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ndikimi i luftës në ekonominë e Izraelit - Thirrja nën armë e 300 mijë rezervistëve, prek disa sektorë
Ndërsa Izraeli përgatitet për një luftë të gjatë me implikime masive humanitare, ka shqetësime se kjo mund ta rëndojë shumë ekonominë dinamike të këtij vendi.......

Google mbrohet nga pretendimet për të drejtat e autorit - Përdoruerit gjenerues të inteligjencës artificiale pajisen me mburojë juridike
Google deklaroi se do të mbrojë përdoruesit e sistemeve gjeneruese të inteligjencës artificiale në platformat e saj Google Cloud dhe Workspace nëse ata......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes më 99.7 lekë dhe është shitur me 100.7 lekë duke e mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka rikuperuar pikë ndjeshëm nga......

Nga tifoz në turist! Sa stadiume shqiptare janë të certifikuara nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare?
Gazetari sportiv Ervin Baku analizoi në Scan Live ndeshjen “Shqipëri - Çeki” të Kampionatit Europian 2024, që do të luhet sonte në 20:45 në “Air......

Bizneset thellojnë borxhet ndaj OSHEE-së - Në 8 muaj u shtua me 811 mln, detyrimet e prapambetura arrijnë në 12.52 mld lekë
Bizneset kanë rritur detyrimet e prapambetura për fatura të energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë në fund të muajit......

Nafta i rikthehet fitimeve, rritet me mbi 1% - Fitimet kufizohen nga ngadalësimi i kërkesës në vitin 2024
Nafta është rritur me mbi 1% në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se normat e interesit në SHBA kanë arritur kulmin. Por parashikimi për një rritje......

Ari, në nivelin më të lartë në 2 javë - Mbështetet nga dobësimi i dollarit, investitorët presin inflacionin
Ari ka vijuar rritjen edhe në sesionin e sotëm dhe po qëndron në nivelin më të lartë në 2 javët e fundit, për shkak të rënies së dollarit dhe yield-it të......

Anketa për fermerët shqiptarë për kultivimin e kanabisit në Shqipëri! Flet për SCAN Live, organizatori Joseph Spenser
Të gjithë fermërët shqiptarë, të cilët janë të interesuar për kultivimin e kërpit industrial, kanë nisur të bëhen pjesë e një ankete gjithëpërfshirëse, e cila......