Ndikimi i luftës në ekonominë e Izraelit - Thirrja nën armë e 300 mijë rezervistëve, prek disa sektorë

Ndërsa Izraeli përgatitet për një luftë të gjatë me implikime masive humanitare, ka shqetësime se kjo mund ta rëndojë shumë ekonominë dinamike të këtij vendi. Pasi militantët e Hamasit sulmuan befasishëm gjatë fundjavës, qeveria e Izraelit thirri më shumë se 300,000 rezervistë në shërbim, një shifër kjo e paprecedentë. Ushtria e përhershme, forcat ajrore dhe marina e Izraelit përbëhet nga 150,000 trupa. Forcat rezervë, janë rreth 450,000 trupa, shumë prej të cilëve janë më me përvojë në luftime sesa ushtarët më të rinj në ushtrinë e përhershme. Rezervistët janë mësues, punonjës të teknologjisë, sipërmarrës të rinj, fermerë, avokatë, mjekë, infermierë, punonjës të turizmit dhe fabrikave.
Dëmi ekonomik, megjithatë, do të varet nga sa kohë rezervistët do të jenë larg vendeve të punës në vendin, i cili ka një popullsi prej mbi 9 milionë banorë dhe një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 522 miliardë dollarë. Sipas analistëve, në një rast si ky, turizmi “vdes” menjëherë.
Por, shumë nga sektorët kryesorë të punësimit të Izraelit do të vazhdojnë pandërprerë gjatë luftës për shkak të faktit se aty janë të punësuar kryesisht të huaj. Kjo përfshin sektorin kimik të Izraelit, i cili është një burim kryesor i eksporteve.
Rajoni i Detit të Vdekur është i pasur me minerale. Porti i Ashdodit, vetëm 20 milje në veri të Rripit të Gazës, është një qendër kryesore për eksportin e potasit. Wall Street ishte aq i shqetësuar për perspektivën e furnizimit me potas nga Izraeli, saqë stoqet e plehrave kimike patën rritje të konsiderueshme në fillim të javës.
Deri më tani këtë javë, indeksi kryesor i aksioneve izraelite është ulur me 6%. Nuk ka pasur paralajmërime të reja nga agjencitë e vlerësimit për borxhin e Izraelit.Por, sado të zymta janë gjërat tani, do të ketë një përmirësim për vendin dhe ekonominë.
Probleme priten edhe për investitorët e huaj. Pothuajse çdo kompani e madhe teknologjike amerikane ka zyra të rëndësishme prodhimi, ose kërkimi dhe zhvillimi në Izrael, duke përfshirë Microsoft, Alphabet, Apple dhe Oracle. Intel po investon në një fabrikë prodhimi 30 minuta larg kufirit të Gazës.
SCAN
Sondazh

Google mbrohet nga pretendimet për të drejtat e autorit - Përdoruerit gjenerues të inteligjencës artificiale pajisen me mburojë juridike
Google deklaroi se do të mbrojë përdoruesit e sistemeve gjeneruese të inteligjencës artificiale në platformat e saj Google Cloud dhe Workspace nëse ata......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë këtë mëngjes më 99.7 lekë dhe është shitur me 100.7 lekë duke e mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka rikuperuar pikë ndjeshëm nga......

Nga tifoz në turist! Sa stadiume shqiptare janë të certifikuara nga UEFA për ndeshje ndërkombëtare?
Gazetari sportiv Ervin Baku analizoi në Scan Live ndeshjen “Shqipëri - Çeki” të Kampionatit Europian 2024, që do të luhet sonte në 20:45 në “Air......

Bizneset thellojnë borxhet ndaj OSHEE-së - Në 8 muaj u shtua me 811 mln, detyrimet e prapambetura arrijnë në 12.52 mld lekë
Bizneset kanë rritur detyrimet e prapambetura për fatura të energjisë elektrike. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë në fund të muajit......

Nafta i rikthehet fitimeve, rritet me mbi 1% - Fitimet kufizohen nga ngadalësimi i kërkesës në vitin 2024
Nafta është rritur me mbi 1% në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se normat e interesit në SHBA kanë arritur kulmin. Por parashikimi për një rritje......

Ari, në nivelin më të lartë në 2 javë - Mbështetet nga dobësimi i dollarit, investitorët presin inflacionin
Ari ka vijuar rritjen edhe në sesionin e sotëm dhe po qëndron në nivelin më të lartë në 2 javët e fundit, për shkak të rënies së dollarit dhe yield-it të......

Anketa për fermerët shqiptarë për kultivimin e kanabisit në Shqipëri! Flet për SCAN Live, organizatori Joseph Spenser
Të gjithë fermërët shqiptarë, të cilët janë të interesuar për kultivimin e kërpit industrial, kanë nisur të bëhen pjesë e një ankete gjithëpërfshirëse, e cila......

Bitcoin zbret poshtë 27 mijë dollarëve - Investitorët largohen nga asetet me risk, ndikon dhe IÇK në SHBA
Bitcoin ka humbur rreth 1% të vlerës në sesionin e kaluar duke zbritur poshtë 27 mijë dollarëve, ndërsa sot po qëndron në rritje të lehtë më rreth 0.3%. Në......