Bota Postuar më 13 Tetor 2023, 10:24

Katastrofë humanitare në Rripin e Gazës - Nuk lejohet furnizimi me ushqime, ujë dhe karburant

Nga SCAN TV
Katastrofë humanitare në Rripin e Gazës - Nuk lejohet furnizimi

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara - WFP paralajmëroi se furnizimet thelbësore në Rripin e Gazës po mbarojnë pasi Izraeli ka vendosur një bllokadë totale pas sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit.

Brian Lander, nënkryetari për emergjencat, u shpreh se kjo aktualja në Rripin e Gazës është një situatë e tmerrshme dhe po evoluon me furnizimin e kufizuar të ushqimit dhe ujit dhe mbarimit të shpejtë të rezervave.

Izraeli konfirmoi një rrethim total të Gazës, duke bllokuar furnizimin me ushqime, karburant dhe ujë në territorin bregdetar dhe duke mbyllur të gjitha pikat e kalimit pas sulmit terrorist të Hamas fundjavën e kaluar kur u vranë më shumë se 1.300 njerëz.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq bëri të ditur se karburanti për gjeneratorët e spitaleve në Gaza do të mbarojë së shpejti, duke shtuar se rezervat e tij të ndihmave dhe ilaçeve ishin bllokuar për shkak të mungesës së kalimit të sigurt.

Përveç mbylljes së kufirit, ushtria izraelite ka nisur gjithashtu sulme masive ajrore në enklavë, duke detyruar qindra mijëra palestinezë të largohen nga shtëpitë e tyre. Lander paralajmëroi se njerëzit që kërkojnë strehim dhe përpiqen të mbijetojnë në këtë mjedis do të përfshihen në situata gjithnjë e më të këqija me kalimin e kohës. Ai i kërkoi Izraelit dhe Egjiptit të krijojnë korridore të sigurta për Programin Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara që të furnizojë Gazan.

Në situatë normale, agjencia e OKB-së ofron ndihmë direkte ushqimore për rreth 350 mijë palestinezë çdo muaj, ndërsa ofron gjithashtu ndihmë për afro 1 milion njerëz në bashkëpunim me partnerë të tjerë humanitarë nëpërmjet transfertave në para.

Në një raport të vitit 2023, agjencitë e OKB-së vlerësuan se 58% e banorëve të Rripit të Gazës kërkonin ndihmë humanitare me 29% të familjeve që jetonin në kushte ekstreme, ose katastrofike krahasuar me 10% në 2022 - shin.

Dorina Kurtaj /SCAN

Sondazh

Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?

  • Janë të detajuara dhe të realizueshme
  • Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
  • Janë premtime të parealizueshme

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Video